Gazetari Etmond Guri, në një intervistë për "Sot Live në Shqipëri", foli për takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë. Duke u ndalur te mesazhi kryesor, integrimi evropian i vendit, gazetari tha se merita kryesore për derën e hapur të BE-së i përket diasporës shqiptare.
“Kryeministri i Shqipërisë me të drejtë thotë se na është hapur dera e historisë, por meritën kryesore e ka falë diasporës shqipare. Diaspora e mbajti në këmbë ekonminë shqiptare, diaspora e di mirë pavarësisht se është luftuar shumë, të paktën në Greqi, por ka ditur me djersë, ndërgjegje dhe sakrifica të dijë vendin e saj në shoqërinë greke dhe të jemi sot një diasporë solide që ka peshë dhe ka arritur në momente të rëndësishme duke patur raporte me institucionet greke, por fatkeqësisht s’i kemi me shtetin shqiptar.", u shpreh gazetari.
Guri theksoi se Athina zyrtare, përveç retorikës nuk ka bërë asgjë për Shqipërinë. Sipas tij, është absurde që akoma Greqia mban ligjin e luftës dhe se ende nuk është arritur një marrëveshje mes dy vendeve për të njohur pensionet e shqiptarëve që jetojnë atje.
“Greqia ka treguar se ka linjë kombëtare dhe ndërkombëtare dhe nuk toleron shpesh, edhe pse opozita e akuzon për lëshime apo lehtësime me Tiranën zyrtare. Në realitet kjo nuk ndodh dhe dimë se shteti shqiptar ka bërë lëshime dhe korrigjime duke plotësuar kushtet e Athinës zyrtare. Nga ana tjetër, Athina zyrtare nuk ka ofruar diçka për Shqipërinë. Absurde që sot ka një ligj lufte, që dhjetëra mijëra bashkëatdhetarë që kanë dalë në pension dhe presin marrëveshje për pensionet. Absurde është akti se për këtë Rama nuk kishte përgjigje. Nuk i kërkojmë shtetësi greke zotit Rama por mund të bënte një kërkesë zyrtare qevëerisë greke që pas 3 dekadash Greqia të krijojë këto burokraci.”
Duke u ndalur te deklarata e Ramës se do të rikthehet në Athinë për një takim fitoreje, Guri theksoi se është e rëndësishme që të zhvillohen takime me faktorin shqiptar për të përforcuar zërin dhe paraqitur kërkesat që kanë për shtetin grek.
"Përtej festës, duhet të zhvillojë takim edhe me faktorin shqiptar për të përforcuar zërin tonë lidhur me kërkesat që kemi. Siç bën shteti grek me minoritetin grek në Shqipëri, këtë duhet të bëjë edhe shteti shqiptar. Të kemi një ekuilibër të këtyre raporteve.", shtoi ai.
I pyetur për numrin e shqiptarëve në Greqi që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit, ai tha se kanë ndikuar problemet teknike.
"Italia ka specifikë tjetër, është shtet me formë demokratike më evropiane se Greqia. Politika shqiptare dhe opozita nuk e mori me seriozitet këtë çështje dhe krijoi fushatë dezinformuese se kush do të regjistrohet në KQZ, se do të paguajë taksa si qytetar shqiptar. Kjo krijoi problem dhe tërheqje nga bashkëatdhetarët tanë, gjë që shumë shpejt u rikuperua sepe PD u paraqit me fushatën e saj. Por çështje serioze ishte ana teknike.", përfundoi Guri.
Komente
