Lulzim Basha

Takimi i Ramës në Milano, Basha: Fajëson gjithkënd për dështimet e fajet e tij! Vota e diasporës detyrim kushtetues

26 Maj, 14:52| Përditesimi: 26 Maj, 14:55

  • Share

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në Itali. Sipas Bashës ai fajësoi këdo për dështimin e tij dhe shpopullimin e vendit, duke u shfaqur si "një i papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë".

'Vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës, për dështimet, për premtimet e pambajtura, për shpopullimin dhe mohimin e të drejtave të atyre që shpërnguli përgjatë qeverisjes së tij nga vendlindja. 

Një i papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë, për të mbuluar njollat e turpit të pushtetit të tij të korruptuar në çdo qelizë dhe për të fshehur dështimet e qeverisjes së tij, nuk bën gjë tjetër vetëm se shton agoninë e një sistemi të vdekur. 

Koha që cirku dhe ahengu të marrë fund dhe të rikthehemi te propozimet politike. Vota e diasporës, detyrë kushtetuese dhe borxh ndaj bashkatdhetarëve tanë. 
Propozimet e PD-së i japin zgjidhje aspiratës së emigrantëve për të vendosur për Shqipërinë e përbashkët.'- shkruan Basha.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 26/05/2024 19:12

    Lul mos u merr me Ramen se je vite drite larg !

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 26/05/2024 18:51

    Shqiptaret kane emigruar ne Itali & nembare boten qe nga '91, per faj te partive te Lulit e Edit!

    Përgjigju
  • simon: 26/05/2024 17:16

    E mor Lul BRAVA TY te ka humbur vula.

    Përgjigju
  • EX MILITARY: 26/05/2024 17:03

    po si nuk u bere njehere njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?