Në takimin që kryeministri Edi Rama po zhvillon në Shkodër, janë ftuar edhe kryetarë të bashkive që drejtohen nga e djathta.
Report Tv ka siguruar pamjet kur ka mbërritur Hilë Curri kreu i Bashkisë së Fushë Arrëzit, i koalicionit Bashkë Fitojmë.
Po ashtu kanë mbërritur edhe Rrok Dodja, kreu i bashkisë Pukë, Fisnik Qosja, kreu i bashkisë Kavajë, kreu i bashkisë Mirditë Albert Melyshi, Albert Malaj, kreu i bashkisë Memaliaj dhe Miftar Dauti, kreu i bashkisë Has.
Lajmi kryesor:
Rama mbledh kryebashkiakët të majtë e të Berishës në Shkodër! Ua thotë troç: S’ka fonde, pa performancë të mirë
M.Q./ReportTv.al