Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një takim pune në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë me Ambasadoren Amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe sekretarin Michael Ball.
Ambasadorja Amerikane prezantoi shqetësimin për ndikimet Ruse në financimin e partive politike.
Në takim u ra dakord për rëndësinë e financimit transparent të partive politike dhe shmangien e ndikimit të aktorëve të huaj në zgjedhjet dhe politikën shqiptare. Po ashtu bashkëbiseduesit ranë dakord për nevojën e një demokracie funksionale si dhe rolin e rëndësishëm të opozitës
Mediu e informoi Ambasadoren Kim dhe Ball, për vizitën e deputetëve shqiptar të grupit IPAC në SHBA me ftesë të senatorëve amerikanë Menendez dhe Rubio.
Lajmi kryesor:
'Financimet ruse'/ Kim vazhdon edhe sot bisedimet në Kryesinë e Kuvendit, takon Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun
G.MO/ReportTv.al