Kurti dhe Rama në takimin e djeshëm në vilën 31, Tiranë

Takimi urgjent ‘kokë më kokë’ me Ramën në Tiranë, Kurti ‘thyen’ heshtjen: Drekë pune, bisedime të nevojshme

14 Shtator 2022, 13:34| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 13:43

  • Share

Tre kanë qenë temat e diskutuara nga takimi me dyer të mbyllura për afro 2 orë brenda vilës 31 në Tiranë mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe kreut të qeverisë Rama. Prezenca e kryeministrit Albin Kurtit në Tiranë ditën e djeshme mori mjaft vëmendje, kjo për arsyen se kryeministri i Kosovës, la në mes një konferencë për mediat për një takim që e cilësoi si urgjent. I pyetur nga mediat kosovare, Kurti u është përgjigjur se ka qenë një takim i mirë, konstruktiv, pozitiv por mbi të gjitha, i nevojshëm.

“Takimi i djeshëm ka qenë një drekë pune me kryeministrin Rama dhe ka qenë një takim shumë i mirë konstruktiv, pozitiv dhe i nevojshëm për shkak të temave që kemi diskutuar”, tha Kurti në një konferencë për media.

Kreu i qeverisë se Kosovës tha se tema kanë qenë sulmet kibernetike, kriza me energjisë dhe takimi i Berlinit.  Sulmi kibernetik në Kosovë u raportua se ndodhi më 6 shtator ndaj disa faqeve të institucioneve pa specifikuar se në cilat, dhe sipas qeverisë kosovare, sulmi është realizuar nga jashtë vendit.

“E para është siguria kibernetike dhe isha shumë i interesuar të marrë vesh sa më shumë për përvojën e tyre të fundit që kanë qenë të dëmshme dhe kriminale, ju keni parë që sot kemi themeluar agjencinë kibernetike”. “Tema e dytë ka qenë sfida e energjisë në ditët dhe javët në vijim, ju e dini se KEK-u dhe KESH-i bashkëpunojnë ngushtë. Ne gjatë verës ju kemi dhënë atyre energji dhe presim që ta kthejnë gjatë dimrit. Konkretisht e njoftova Ramën që ne jemi të parët në Ballkan që kemi marrë vendim për shpërblim të atyre që kursejnë”. “Tema e tretë ka qenë Takimi i Berlinit”, ka deklaruar shkurtimisht kryeministri Kurti.

Kujtojmë se në takimin e djeshëm nga kryeministri Rama që nuk shoqërohej nga asnjë ministër, ndërsa Kurti shoqërohej nga ministri i Ekonomisë. Në takim mësohet se është diskutuar për Portin e Durrësit, si edhe hekurudhën Durrës-Prishtinë.Shqipëria dhe Kosova mbajtën mbledhjen e 8-të e përbashkët me 20 qershor, ndërsa u firmosën 19 marrëveshje, mes tyre edhe ajo për financimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë për lidhjen e Portit Romano në Durrës dhe Portit të Thatë në Prishtinë.

Ky takim i Ramës dhe Kurtit, vjen edhe pas tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Sa i përket nismës ‘Open Balkan’, Shqipëria dhe Kosova vijojnë të kenë qëndrime të kundërta. Kreu i qeverisë Edi Rama vazhdimisht ka ftuar Kosovën të bëhet pjesë. Në përplasjet e fundit në veri të Kosovës për çështjen e dokumenteve të identifikimit dhe targat me Serbinë, Rama tha se kjo nuk tregoi se Ballkani i Hapur është i panevojshëm apo i gabuar, por përkundrazi se është një domosdoshmëri.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Perla: 14/09/2022 14:43

    Kjo tregon qe ne dhe kosova jemi nje dhe fal ketyre bashkpunimeve vendet tona do te ecin akoma me shume perpara

    Përgjigju
  • Dritan: 14/09/2022 14:41

    Na behet shume qejfi per keto takime midis kosoves dhe Shqiperise uroe qe te kete sa me shume marrdhenie

    Përgjigju
  • Erik: 14/09/2022 14:40

    19 komente me poshte te shkruara nga nje dore. Merrni pak fryme o grupi i gatshem i PS-se se bini shume ne sy per keq kur i beni komentet bresheri me emra te ndryshem brenda 1 minute. Vini te pakten ndonje pseudonim banal per veten si Ujku i Cerrikut, apo Luani i FusheKuqes. Une mendoj se Blinken i ka çuar mesazh Kurtit nepermjet Rames dhe kjo do kete qene arsyeja e takimit me urgjence, te tjerat jane biseda qe kane derivuar. Edhe pse takimi ka qene informal, Rama nuk duhej te kish qene vetem ne rast se s'ka patur per t'i thene dicka koke me koke Albin paranojakut qe per deshmitar ndaj akuzave te mundshme per "tradheti" ka marre nga pas dhe zvendesin e tij qe para pak muajve e quante Ramen pro-serb. Dicka po gatuhet.

    Përgjigju
  • Mondi: 14/09/2022 14:38

    Dita dites Po shohim qe lidhjet midis kosoves dhe Shqiperise Po forcohen sa me shume

    Përgjigju
  • Jorgo: 14/09/2022 14:36

    Nepermjet ketyre takimeve vihet re qarte qe Shqiperia dhe Kosova Jane 1 dhe marrdheniet Jane shume te mira

    Përgjigju
  • vini: 14/09/2022 14:35

    duhen keto komunikime qe te diskutojn 2 lidera me njeri tjetrin qe te bashkpunojm dhe te zgjidhim sa me shume probleme

    Përgjigju
  • gimi: 14/09/2022 14:33

    problemi me vjedhjen e informacioneve eshte problem botror nga iranidhe duhet te mbrohemi me shume nga keto sulme

    Përgjigju
  • ana: 14/09/2022 14:31

    eshte kenaqesi per ne kur shikojme si dy kreret e shqiperise dhe kosoves organizojne takime per zhvillimin e vendit

    Përgjigju
  • Luan: 14/09/2022 14:30

    Jemi nje shqiperi-kosove , sa me shume bashkepunime aq me mire per te dy shtetet

    Përgjigju
  • Berti: 14/09/2022 14:28

    Iu urojme gjith te mirat ne kete takim dhe ishalla bashkpunoni sa me shume

    Përgjigju
  • Eno: 14/09/2022 14:28

    Takime te cilat bashkojn akoma dhe me shume dy popujt tane

    Përgjigju
  • Teo: 14/09/2022 14:27

    Ne kete menyre duhet ti shikojme vllezerit tane bashk krah per krah

    Përgjigju
  • Regi: 14/09/2022 14:27

    Jeni rrugen e duhur z.kryeminister keshtu vazhdoni se ne kete menyre marrdheniet do forcohen akoma dhe me shume

    Përgjigju
  • jurgen: 14/09/2022 14:26

    besoj se keto lloj takimesh konfirmoj se rama e do shume kosoven

    Përgjigju
  • olsa: 14/09/2022 14:26

    kam vene re takime te shumta per forcimin e marredhenieve dhe te miren e vendeve

    Përgjigju
  • Beni: 14/09/2022 14:25

    Shpresoj qe mbas keti takimi vendet yona te perforcojn akoma dhe me shume miqesin midis tyre

    Përgjigju
  • Ani: 14/09/2022 14:25

    Eshte shume e rendesishme te behen takime te tilla dhe te kete sa me shume bashkpunim mes vellezerish

    Përgjigju
  • Alban: 14/09/2022 14:24

    E ku ka me mire se te bashkepunojne vellezerit

    Përgjigju
  • Enzo: 14/09/2022 14:24

    Shpresoj te jete nje takim per mire dhe mos te kete asnje percarje mes nesh

    Përgjigju
  • Geri: 14/09/2022 14:19

    Sa her qe rama ben takime gjithmon na sjell lajme te shkelqyera

    Përgjigju
  • Deon: 14/09/2022 14:19

    Kemi pare mjaft takime kohet e fundit dhe ishalla nga ky takim dalim me pergjigje pozitive

    Përgjigju
  • Flavio: 14/09/2022 14:18

    Besoj se nga kjo mbledhje do te dalin me lajme te mira

    Përgjigju
  • Elena: 14/09/2022 14:18

    Ishalla marrim lajme te mira nga kjo mbledhje

    Përgjigju
  • Elia: 14/09/2022 14:17

    Shume mire beni qe realizoni te tilla takime dhe mbani marredhenie te mira me te tjeret

    Përgjigju
  • Bledi: 14/09/2022 14:13

    Keshtu vazhdoni te tregoni se ne do ecim gjithmon se bashku per zhvillimin e vendeve tona

    Përgjigju
  • Miranda: 14/09/2022 14:12

    Me te vertet gje e mire qe mbani takime te tilla ku bisedoni per te miren e vendeve tona

    Përgjigju
  • Astrit: 14/09/2022 14:11

    Vazhdoni te ruani marrdhenie te mira mes vendeve tona se do jene shume fitimprurese ne vazhdim

    Përgjigju
  • Dori: 14/09/2022 14:10

    Ishalla me Lajme te mira ne kte mbledhje

    Përgjigju
  • Anisa: 14/09/2022 14:10

    Nje mbledhje me rendesi ku shpresojme te ket vetem lajme pozitive

    Përgjigju
  • Elsa: 14/09/2022 14:09

    Takim qe shpresojm te dali me lajme te mira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?