Ambasadorja Yuri Kim gjatë vizitës në Qytet Studenti

Kronikë

Takimi me afganët e strehuar në Qytet Studenti, Yuri Kim: U emocionova, një vajzë më dha vizatimin e një luleje si gjest miqësie

31 Gusht 2021, 10:16| Përditesimi: 31 Gusht 2021, 12:22

  • Share

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka takuar dje së bashku me ministren e Jashtme Olta Xhaçka disa prej afganëve të strehuar në Qytet Studenti.

Teksa përshkruan takimin Kim thotë se ishte e mrekullueshme që të dëgjonin historitë e tyre. Në mesazhin e saj Kim thotë se u emocionua kur një vajzë e vogël i dha një vizatim të një luleje si një gjest miqësie.

“Pata rastin t'i bashkohem Ministres së Jashtme Olta Xhaçka për një vizitë me disa nga gratë, burrat dhe fëmijët afganë që mbërritën në Shqipëri gjatë ditëve të fundit. Me ta u takuam për herë të parë në aeroport në mes të natës - ishte e mrekullueshme të shiheshim sot në dritën e diellit dhe të dëgjonim historitë e tyre.

U emocionova kur një vajzë e vogël më dha një vizatim të një luleje si një gjest miqësie. Njerëzit që takuam ishin plot lëvdata dhe mirënjohje për popullin shqiptar që i priti me kaq ngrohtësi. Ishin gjithashtu të kënaqur të takonin disa nga njerëzit dhe grupet që kanë mbështetur evakuimin e atyre në rrezik (vizita e sotme përfshin Fondacionin Yalda Hakim dhe Schmidt Futures)", ka thënë Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, siç bën me dije ambasada e SHBA.

Deri më tani në vendin tonë janë strehuar 607 refugjatë afganë. Të gjithë fillimisht janë regjistruar në çadrat e ngritura në Rinas dhe më pas janë shoqëruar për t'u akomoduar, një pjesë në konviktet e Qytet Studentit, ndërsa pjesa tjetër në hotele në Durrës dhe në Shëngjin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?