TIRANË- Pas takimit të zhvilluar nga Urdhëri i Farmacistëve me kryetarin e Opozitës Lulzim Basha farmacistët kanë reaguar duke shprehur se ky Urdhër duhet të jetë i depolitizuar.
Ato citojnë nenin 4, ku thuhet qartë se Urdhri e ka të ndaluar kategorikisht që të përfshihet në veprimtari partiake.
“Urdhri është person juridik i pavarur, krejtësisht profesional i shoqërisë civile. Ai është i depolitizuar dhe i departizuar, i hapur dhe i barabartë për të gjithë anëtarët, pavarësisht nga përkatësitë e tyre racore, fetare apo bindjet politike.
Është kategorikisht e ndaluar që gjatë veprimtarisë së tyre, në organet e strukturat e të gjitha niveleve të Urdhrit, të diskutohen apo reflektohen dukuri ose probleme të karakterit politik, partiak, racor, etnik e fetar”.
Farmacistët pohojnë se nuk janë kundër ngritjes së problematikave që ka sistemi farmaceutik si privat dhe publik, por ato të adresohen tek instancat dhe institucionet e duhura, në mënyrë që të gjejnë zgjidhje", thuhet në nenin që citojnë farmacistët.