Berisha me gratë e PD
Në pritjen që kreu i PD mbajti sot me rastin e festave me Lidhjen Demokrate të Gruas, fjalimet hyrëse dhe përshëndetëse u mbajtën nga përfaqësueset e forumeve përkatëse.
Një prej tyre e emërtoi ish-kryeministrin edhe si “Zotin e Tokës”, duke iu referuar qëndresës së tij pas përballjes me drejtësinë për mbi 300 ditë në arrest shtëpie si i akuzuar dhe tani i pandehur për dosjen e aferës “Partizani”.
Madje ajo shkoi më tej, duke shprehur gatishmërinë për vetësakrifikim, duke thënë se “le të vijë plumbi te mua e para”.
Kurse deputetja e PD, Albana Vokshi, ngriti lart sakrificën e grave, që nuk u dorëzuan as para arrestimeve, shantazheve, shoqërimeve dhe kërcënimeve.
“Edi Rama është dhunuesi më i madh dhe urrejtësi më i madh i grave. Ju nuk u dorëzuat dhe i qëndruat përballë Ramës dhe narkoregjimit dhe në krah të kryetarit tuaj. Kush fiton votën e grave, fiton zgjedhjet më 11 Janar... më falni, më 11 Maj. Kemi mundësinë ta kthejmë Sali Berishën në qeverisje”, tha ajo ndër të tjera në fjalën e saj.
Lajmi kryesor:
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
A.Q/ReportTv.al