Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi një takim me homologen britanike, gjatë vizitës që zhvilloi në Londër të dielën, 31 ,mars.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Hoxha shprehet se pati një bisedë mjaft të frytshme me Yvette Cooper.
Ai nënvizon se ndër temat që diskutuan ishte mbështetja e Britanisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, migracionin e paligjshëm dhe krimin ndërkufitar
Postimi i plotë:
Kënaqësi takimi me Ministren e Brendshme të Britanisë së Madhe, Yvette Cooper, me të cilën zhvilluam një bisedë shumë të frytshme, gjatë vizitës që zhvillova në Londër. Diskutuam për çështje që prekin interesin e përbashkët, si migracioni i paligjshëm, krimi ndërkufitar, etj.
Ministrja Cooper më siguroi mbështetje të plotë të qeverisë britanike për rritjen e kapaciteteve policore, por edhe në proceset integruese të vendit drejt BE-së. Me Britaninë e Madhe e kemi intensifikuar bashkëpunimin jo vetëm në nivel strategjik, por edhe operacional. Oficerë të Policisë së Shtetit punojnë ngushtësisht në skuadra hetimi, me Policinë Britanike.
Rezultatet e shkëlqyera që arritëm kundër migracionit të paligjshëm dy vitet e fundit, u dakordësuam t'i shtrijmë edhe në fushën e luftës kundër krimit të organizuar. Me Ministren ndamë idenë se edhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, duhet t'i bashkohen Task Forcës së përbashkët, ku është bërë pjesë edhe Kosova. Gjithashtu folëm mbi përgatitjet për Samitin e Komitetit Politik Europian, që mbahet në mesin e majit në Tiranë, si një ngjarje e rëndësishme politike për vendin.
Komente
