Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim tha se nga Uashingtoni ka vetëm një kufizim, mos takimi i personave ‘Non Grata’, pjesë e së cilit është edhe Sali Berisha, i cili sot pretendon se drejton Partinë Demokratike.
“Do të vazhdoj të takohem me një gamë të gjerë drejtuesish politikë nga të gjitha partitë. E dini, kam vetëm një kufizim, dhe nuk është kufizim që ia vendos unë vetes, por është kufizim nga Uashingtoni…(Për Z. Berisha) …dhe ky kufizim është që nuk do të takohem me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor ose minim të demokracisë”, tha Kim.
Lajmi kryesor:
Kim: Kam vetëm një kufizim nga Uashingtoni, nuk do takoj kurrë Sali Berishën! Njohim Alibeajn si kryetar në detyrë i PD
B.K./ReportTv.al