Kronikë

'Rritje e pensioneve, nisur nga më të ultat', ministri Hoxha me ish-punonjës të policisë: Mbështetje për familjet e dëshmorëve

16 Dhjetor, 17:52| Përditesimi: 16 Dhjetor, 18:47

  • Share

 

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha nga takimi i zhvilluar pasidten e sotme me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës, tha se reforma e ndërmarr nga qeveria për pensionet do të garantojë rritje pensionesh duke nisur nga më të ulëtat.

Po ashtu, ministri theksoi se do të ketë edhe mbështetje për familjet e dëshmorëve.

‘Ne kemi nisur një aksion të madh kundër informalitetit ekonomik, për të siguruar më shumë të ardhura për fondin e pensioneve. E dimë se dalja në pension është një proces, e për këtë qeveria është e angazhuar për: Rritjen e pensioneve, duke nisur nga ato më të ulëtat; Përmirësimin e shërbimeve shoqërore për pensionistët, duke garantuar akses më të mirë në kujdesin shëndetësor dhe programe mbështetëse për një cilësi më të lartë jetese; Zhvillimin e politikave që synojnë të adresojnë sfidat e specifike të ish-punonjësve të sektorit të sigurisë, përfshirë ndihmën për familjet e dëshmorëve dhe përfitime më të mëdha për ata që kanë dalë në pension', tha ai. 

Ministri Hoxha theksoi se ndërsa në 2013 kishte 107 vrasje, sot kemi 3 herë më pak. Hoxha shprehu vlerësimin e kontributit të tyre gjatë misioneve në shërbim të vendit. 

‘Fakti se 227 Dëshmorë të Atdheut kanë humbur jetën në krye të detyrës është dëshmi e sakrificës për mbrojtjen e rendit, sigurisë dhe të ardhmes së Shqipërisë. Ky është një borxh që shteti dhe shoqëria jonë nuk mund ta harrojë dhe nuk mund ta shpërblejë kurrë plotësisht. Frytet e punës suaj ndër vite janë të prekshme sot. Në vitin 2013, numri i vrasjeve me dashje në vend ishte 107. Sot, ky numër është ulur 3 herë, duke sjellë Shqipërinë në nivelin mesatar europian për kriminalitetin.  Këto përmirësime nuk janë rastësi, por rezultat i drejtpërdrejtë i punës suaj të palodhur, i reformave dhe investimeve në sektorin e sigurisë.

Policia, Garda dhe Shërbimi Zjarrfikës gëzojnë një status ushtaraku që reflekton rëndësinë e jashtëzakonshme të misionit dhe përmbushjes së detyrave tuaja në shërbim të sigurisë kombëtare. Ky status i veçantë mbart me vete trajtim më të mirë financuar të punonjësve me uniformë, dalë në pension', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Takimi me ish-punonjës të Policisë, Rama: Po përgatitemi për rritjen e fondit të pensioneve! Ministri Hoxha: Mbështetje për familjet e dëshmorëve


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?