Ishte një takim tejet pozitiv, është shprehur kështu kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj pas takimit që pati në Kuvend të Kosovës me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.
“Kishim një takim shumë të mirë me kryetarin e LVV-së dhe me zonjën Osmani nga koalicioni fitues i këtyre zgjedhjeve, ishte një takim pas kërkesës sonë që PDK që procesi i formimit të institucioneve mund të ndodhë vetëm me një dialog të brendshëm në mes të opozitës dhe atyre që kanë fituar këto zgjedhje. Qasja jonë ka qenë konstruktive dhe parimore. Ne kemi pas kërkesa dhe çështje të qarta që i kemi ngritë. Së pari ne mendojmë që në procesin e krijimit të institucioneve edhe për presidentin duhet të flitet për parime para se të flitet për personin”, tha ai.
Pas bërjes publik të rezultatit të zgjedhjeve Hoxhaj kishte deklaruar se PDK, nuk do të ishte pjesë e qeverisë së re të drejtuar nga Kurti për shkak të ndryshimeve ideologjike mes tyre.
Lajmi kryesor: