Sociale

Takimi me pedagogët, ministrja Kushi: Do të vazhdojmë dialogun për politikën e pagave

23 Shtator 2022, 19:19| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 19:24

  • Share

1663943003_Screenshot3.jpg

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar pas takimit me pedagogët. Kushi shkruan se do të vijojnë dialogun sa i përket çështjes së rritjes së pagave. Kushi thotë se propozojnë rritje paga bazuar në performancën e universiteteve.

“Zhvilluam sot një tryezë diskutimi të gjatë me Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë në lidhje me kërkesat e parashtruara prej tyre. Pjesën më të madhe të çështjeve të parashtruara e kemi tashmë në proces draftimi edhe me Komitetin e Përbashkët të Politikave për Arsimin e Lartë dhe Konferencën e Rektorëve, të tilla si:

- mbështetja e kërkimit shkencor, e cila do të reflektohet edhe në Strategjinë e re Kombëtare të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;
- rishikimi i udhëzimit për veprimtarinë dhe ngarkesën mësimore të pedagogëve;
- rishikimi i procedurave për pagesën e orëve suplementare;
- rishikimi i kritereve për marrjen e titujve akademike;
- si dhe rritja e transparencës për veprimtarinë akademike dhe financiare të universiteteve.

Ndërkohë, do të vazhdojmë dialogun për politikën e pagave jo vetëm me ta, por edhe me rektorët e universiteteve dhe grupet e interesit. Ne synojmë që kjo politikë të lidhet me performancën e universiteteve, me qëllim vlerësimin e suksesit dhe nxitjen e cilësisë dhe konkurrencës”, shkruan Kushi.


Lajmi kryesor:

Pedagogët takim me Ministren: Nuk ramë dakord për rritjen e pagave! Kushi: Do vijojmë dialogun


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?