Mark Rutte dhe Edi Rama

Politikë

Takimi me Ramën, shefi i NATO-s: Kënaqësi të takoja mikun tim! Diskutuam për situatën e Ballkanit Perëndimor dhe kontributin e Shqipërisë në aleancë

16 Maj, 12:01| Përditesimi: 16 Maj, 12:07

  • Share

Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka reaguar për takimin me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Në një postim në rrjete sociale, teksa i referohet si mik, Rutte thotë se me Ramën biseduan për kontributet që po jep Shqipëria në aleancë, për situatën në Ballkanin Perëndimor si edhe për samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë.

“Kënaqësi të takoja mikun tim @ediramaal para Samitit Politik Evropian në Tiranë ?? sot. Diskutuam mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, kontributet që Shqipëria jep për Aleancën dhe përgatitjet për samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë.”, ka shkruar Rutte në rrjetin social X.

Rutte u prit mëngjesin e kësaj të premteje në kryeministri nga Rama para se ta mirëpriste edhe në samitin e Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohet në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet.

Postimi i Rutte

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?