Takimi me shqiptarët në Athinë, Klosi - opozitës: Politika juaj e ballkonit të ‘non gratës’ donte ta kthente në një takim politik, në sallë kishte dhe të djathtë

16 Maj, 12:52| Përditesimi: 16 Maj, 13:26

  • Share

 

Deputeti socialist Blendi Klosi, teksa ka folur sot në Kuvend për takimin  e mbajtur pak ditë më parë në Athinë me shqiptarët që jetojnë atje, hodhi akuza në drejtim të opozitës dhe ish- kryeministrit Sali Berisha, duke thënë u munduan që ta kthenin atë në një takim politik. 

Ai tha se në atë takim kishte edhe mbështetës të djathtë.

“Mbi 10 mijë shqiptarë, punëtor të thjesht u mblodhën në Athinë në një tubim i bazuar në ngjyrat kuq e zi dhe aspak në një logo partie, për të folur të gjithë së bashku me një zë për atë çfarë ata duan që të arrijnë,  të drejtat e tyre në vendin ku ata jetojnë. Ishin më shumë se 10 mijë vetë, disa ngelën jashtë sepse aq ishte salla dhe nuk kishte një pallat më të madh. Duhet që të dilnim në shesh, por në sheh nuk na jepnin leje. Dhe pse prej shumë vitesh vazhdon e njëjta politik, e cila kërkon që të ndrydh zërin dhe kontributin dhe veprën e atyre shqiptarëve që jetojnë atje. Edhe sot dëgjoj mërmërimat tuaja, që fatkeqësisht politika juaj e mbrapsht e ballkonit të non gratës kërkoj që edhe atë takim ta kthente politik. Ju garantoj që në atë sallë kishte të majtë, por kishte edhe të djathtë”, tha ai.

Ndër të tjera, Klosi theksoi i kujtoi opozitës se do të ketë edhe takime të tjera si në:  Itali, në Londër dhe Dusseldorf në Gjermani.

 “Kam dëgjuar nga opozita pyetje se çfarë fituan shqiptarët në atë takim të madh në Athinë? Dhe i them sot që shqiptarët fituan dinjitetin, u bënë të gjithë bashkë, dëshmuan se fal punës së tyre ata janë një forcë e madhe europiane në atë shtet. Pas Greqisë, shumë shpejt do të jemi në Italinë e Veriut në datën 26 maj, në 2 qershor në Londër, në 16 qershor në Dusseldorf ”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, Kuvendi miraton ligjin! Opozita: I porositur nga oligarkët, e çojmë në Kushtetuese! PS: Panik i pajustifikuar


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?