Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me studentet në Universitetin Bujqësor

Kronikë

Takimi me studentët e Bujqësorit, Rama: Më të informuar për pse-në e dialogut, askush nuk tradhëtoi askënd

18 Dhjetor 2018, 14:51| Përditesimi: 18 Dhjetor 2018, 15:29

  • Share

Kryeministri  Edi Rama ka falenderuar të gjithë studentët të cilët morë pjesë ditën e sotme në takimin e zhvilluar ditën e sotme në Univerisitetin Bujqësor të Tiranës, LEXO KETU për të diskutuar lidhur me kërkesat e parashtruara nga studentët për përgjysmimin e tarifave studimore dhe përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së mësimdhënies në arsim.

Përmes një postimi në profilin e tij, në rrjetin social Twitter, kreu i qeverisë, Rama u shpreh se të gjithë dolën të fituar nga ky dialog, i cili, sipas tij, rezultoi shumë i dobishëm dhe askush nuk tradhëtoi askënd.

"Shumë faleminderit studentëve e pedagogëve të Bujqësorit për Dialogun e dobishëm që zhvilluam. Askush nuk tradhëtoi askënd,e në fund të gjithë dolëm më të informuar lidhur me psenë e Dialogut, situatën e universitetit, problemet specifike të Bujqësorit dhe procesin e zgjidhjeve, shkruan Rama në Twitter.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?