Takimi me trombistin Lekë Negri në Nju Jork

26 Janar 2023, 21:07| Përditesimi: 26 Janar 2023, 21:21

  • Share

Ka qenë diku viti 1995 kur një djalosh i ri dhe unë përshëndeteshim rrugëve të Tiranës.

Quhet Lekë Negri, nga Shkodra.

Në mesin e dytë të viteve të ’90 rruga për në shkollë na binte përkitazi e ashtu-kështu u miqësuam. Leka kreu studimet universitare në Akademinë e Arteve të Bukura, ndërsa unë gazetarinë në Universitetin Shtetëror të Tiranës ndërsa punoja gazetar dhe botoja 3 gazeta që në 1992.

Sot mbi 25 vite më pas Lekën e takova në Nju Jork në “Blue Note”, lokalin me famë botërore. Biseduam me Lekën për përditshmërinë, si po na shkon jeta dhe punët.

Leka flet dhe tregon plot pasion për muzikën, xhazin, trombën e tij të pandashme dhe unë duke e dëgjuar si një fushë që nuk e njoh shumë dhe padyshim "nuk jap mend", për gazetarinë, lajmin, redaktimin, drejtimin e një medieje.

Gazetar prej ditës së 12 të majit të motit 1992, unë shpesh gëzohem me ftesat dhe pjesëmarrjen në emisionet e kolegëve. E kjo lidhet jo pak me Lekë dhe karrierën e tij si e të riut ndër më të mirët.

Takoheshim me Lekën në Top Channel, Klan, TVSH ku ishte orkestrant tepër i dalluar, duke ofruar ndjesi të qetësisë shpirtërore të ëmbël kur e dëgjon. Sikurse më parë e shkruajta, Leka u diplomua tek “Artet e Bukura”, më saktë në vitin 2000. Leka ia nisi udhës në karrierë paksa më herët, në 1998-1999, solist i parë trombist në orkestrën simfonike të Radio Televizionit Shqiptar.

Më pas Leka me mbi 22 vjet përvojë vazhdoi në institucione muzikore të mëdha e me rëndësi.

Ai ka bashkëpunuar gjatë viteve në Shqipëri dhe në Ballkan, veçanërisht duke përfshirë Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë dhe Orkestrën Filarmonike të Sarajevës, ku interpretoi si trombë e parë dhe e dytë.  Leka i dalluar me daljet  e tij të rregullta në televizionin kombëtar dhe kanalet kryesore televizive si “Klan” dhe “Top Channel”, është bërë me meritë një emër të njohur i veglave frymore me njehsim të vijës muzikore orkestruese, tepër e rëndësishme.

Një mik dirigjent nga Prishtina, më ka thënë dikur se një solist ka edhe pak mundësi të punosh veçmas, kurse orkestra kërkon përsosmëri. Lekë Negri ka shkëlqyer si trombist në Festivalet Ndërkombëtare të Operës "Marije Kraja".

Ai ka punuar me dirigjentë të shquar si Ermir Krantja, Jacopo Sipari, Martin André, Leonardo Quadrini, Sinopoli, Cuhng etj. Përveç arritjeve të shumta simfonike duke u shfaqur në shfaqjet dhe rrjetet Top TV, Leke ka zgjeruar repertorin e tij duke bashkëpunuar me grupe të njohura pop, jazz dhe blues, duke përfshirë grupin origjinal “Blues Brothers”, duke regjistruar me saksofonistin Lou Marini (saxophonist, arranger, composer) dhe kitaristin Steve Cropper. 

Në botën e kinemasë, Leka njihet për performancën e tij të përbashkët muzikore me muzikantin Fatos Qerimi, në regjistrimin e muzikës për filmin "Letra në erë" të vitit 2003, me regji të Edmond Budinës. Lekë Negri ka organizuar edhe aktivitete të shumta bamirësie për Caritasin Shqiptar, duke bashkëpunuar ngushtë me sopranon e famshme Ermonela Jaho dhe baritonin Gëzim Myshketi.

Trombisti Lekë Negri së shpejti do të jetë me një koncert recital në Tiranë me kolegun Chris Botti-n, një ndër më të mëdhenjtë e historisë. Leka dhe Chris (trumpet) kanë luajtur disa herë miqësisht në lokalin e famshëm historik botëror “Blue Note” në Nju Jork. Muzikanti Chris Botti intepretues në zhanret Jazz, smooth jazz, pop, katër herë ka dalë i pari në renklistën e albumeve të xhazit Billboard.

Duke u njohur me regjistrimin e albumit të tij Night Sessions në vitin 2001, Botti krijoi një reputacion si një muzikant i gjithanshëm në muzikën xhaz dhe pop për aftësinë e tij për të bashkuar të dy stilet së bashku.

Leka pohoi se Krisi i ka premtuar që në një të ardhme të afërt do të luajë në koncert recital në Tiranë megjithë vetë Lekën.

“Të luash në skenë me Krisin?! Padyshim që është vlerësim! E rëndësishme është që Krisi më premtoi se këtë do ta bëjë në Tiranë një ditë bashkë me mua”, - tha Leka shkurtimisht kur u takuam.

Kris Boti në vitin 2013, Botti fitoi çmimin Grammy në kategorinë e albumit më të mirë instrumental pop, për albumin Impressions.

Ai u nominua gjithashtu në vitin 2008 për albumin e tij Italia dhe mori tre nominime në vitin 2010 për albumin live Chris Botti në Boston. Asisoj na mbetet për të pritur paksa derisa ta shohim Lekën dhe Krisin së bashku në recital.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani: 27/01/2023 06:59

    Gjynah qe keka largu edhe nji djale tjeter i mire nga vendi jone. Me bahet qejfi qe te pakten asht mire dhe ne profilin e vet. Suksese Leke!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?