Oliver Varhelyi dhe Jorida Tabaku

Tabaku zbardh takimin me Varhelyi: Qeveria e papërgatitur për nisjen e negociatave, i mungojnë strukturat! Korrupsioni mbetet problematikë

28 Prill 2022, 19:56| Përditesimi: 28 Prill 2022, 20:09

  • Share

Megjithëse komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi, e bëri të qartë se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave dhe se vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, ka bllokuar procesin, kryetarja e Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku, thotë se qeveria nuk është gati.

Gjatë takimit me zyrtarin e lartë të BE-së, ku në fokus ishte progresi i vendit drejt BE-së, deputetja demokrate i ka shprehur shqetësimin se qeveria është e papërgatitur për nisjen e negociatave, pasi ende mungojnë strukturat.

Siç njofton zyra e shtypit, Tabaku është shprehur se edhe pse një nga kushtet për tu përmbushur, korrupsioni mbetet një problematikë, tashmë e përhapur në çdo hallkë të shtetit. Ajo i ka përmendur raportin e fundit të Departamentit të Shtetit si një tregues i mungesës së luftës kundër korrupsionit.

Ajo tha se komisioni që ajo drejton ka thërritur në dëgjesë të gjitha strukturat e përfshira në këtë proces, pasi ka një mungesë raportimi periodik nga ato.

Në përfundim të takimit, Tabaku u shpreh se opozita është në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë dhe pse ne nuk i kemi përmbushur kushtet dhe se PD kërkon zhvillimin sa më parë të Konferëncës së Parë Ndërqeveritare.


Lajmi kryesor:

Varhelyi në Tiranë/ Rama: Nëse s'ka datë për negociatat ndahemi nga Maqedonia! Komisioneri: Kërkoj pak më shumë durim, e kryejmë brenda qershorit


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?