Zvicra është e gatshme të presë një takim mes presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin.
Takimi mes dy lidërve do t’i kushtohet zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë, nëse ata do ta kërkojnë atë, shkruan gazeta zvicerane “Temp”.
Pas samitit në Birgenstock, Ukraina, Rusia dhe SHBA u informuan rregullisht për gatishmërinë tonë për të mbështetur përpjekjet diplomatike për vendosjen e paqes, tha kreu i shërbimit për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, Nicola Bideau, transmeton gazeta.
Më 10 janar, Trump njoftoi përgatitjet për një takim me Putinin, sepse, sipas tij, është e nevojshme t’i jepet fund konfliktit në Ukrainë.
Përfaqësuesi për shtyp i liderit rus Dmitry Peskov tha se Putin është i gatshëm të takohet me Trump pa asnjë parakusht.