Takimi në Berlin, eksperti: Lufta ka ndryshuar politikën e Europës me Serbinë, Beogradi nuk mund të ‘luajë’ me pozicion të dyfishtë

5 Maj 2022, 15:38| Përditesimi: 5 Maj 2022, 15:52

  • Share

Drejtori i Institutit Gjeopolitik në Kosovë Sadri Ramabaja tha se lufta në Ukrainë ka ndryshuar politikën e Europës në raport me Serbinë, pasi siç tha ai Vuçiç është një mbështetës i Vladimir Putin. Ai tha “loja” e dyfishtë e Serbisë, që nga njëra ana mbështet Putin dhe nga ana tjetër kërkon anëtarësimin në BE, duhet të marrë fund.

“Lufta në Ukrainë ka ndryshuar politikën evropiane në raport me Serbinë. Epokës së pozicioni të dyfishtë, për Serbinë duhet të marrë fund. Mësuam në këtë takim se njeri prej investitorëve kryesor në Serbi është Gjermania, këtë vit ka kaluar në pozicionin numër 1. Sipas Scolz, në Gjermani, bizneset që kanë investuar në Serbi, janë tashmë në rangun e parë, janë tashmë 75 mijë punëtorë nga Kosova që punojnë në ato. Ky pozicion e bënë të qartë se lëvizjet e Vuçiç nuk do të jenë kaq të lehta. Nuk do të shtyjë dot afatet e lojës së tij të dyfishtë. Mediat serbe paralajmërojnë tronditje të thellë në Beograd, Vuçiç pritet të mbaj një fjalim historik në parlament. Pas këtij takimi ai vazhdon të vajtojë, të deklarohet para mediave serbe se është në një pozicion të vështirë. Vucic insistonte te togfjalëshi kompromis i domosdoshëm, ai kërkonte nxjerr diçka nga ky dialog dhe të dalë përpara opinionit serb si i fituar.”, tha ai.

I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu ai tha se përpjekja e Putin për të krahasuar Krimenë me Kosovës është në kufi të absurdit. Ai shtoi se kjo është një përpjekje për të justifikuar pushtimin e një territori të një shteti të pavarur.

“Putin po përpiqet deri në kufi të absurdit, për të krahasuar Krimenë me Kosovës. Ai insiston që precedenti i Kosovës duhet të njihet edhe në këtë rast. Kemi të bëjmë me një përpjekje të sforcuar, për të justifikuar pushtimin e një territori të një shteti të pavarur. Putin e pranoi që vendimi i gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë ka njohur pavarësinë e Kosovës që nuk bie endesh me rezolutën e OKB 1244.”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij, teksa po fliste lidhur me takimin e kancelarit gjerman Olaf Scolz me Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, ai tha se në këtë takim ekipi gjerman kuptoj se Vuçiç dhe politikat e tij prej “Millosheviçi” nuk kanë ndryshuar aspak.

“Ajo çka është arritur në këtë takim është se kancelari gjerman dhe ekipi i tij si edhe Lajcak kanë vënë re faktin se Vuçiç nuk ka ndryshuar fare nga ai që njohim. Është një vazhdues i politikave të Milloshevicit dhe një mbështetës i Putin.”, tha ai.

Sipas tij kërcënimi i luftës do të bëjë që procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE do të përshpejtohet.

“Lufta e Ukrainës mund ta përshpejtojë pro”cesin e integrimit të Ballkanit perëndimor.”, tha ai.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?