Edhe Starmer konfirmon pjesëmarrjen në takimin në Shtëpinë e Bardhë: Mbështesim bisedimet e mëtejshme për Ukrainën
Në takimin e nesërm në Shtëpinë e Bardhë mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt, pritet të jetë edhe kryeministri britanik Keir Starmer. Ai do t’u bashkohet udhëheqësve të tjerë të BE, Emannuel Macron, Giorgia Meloni, Ursula von der Leyen, Friedrich Merz, Alexander Stubb që u konfirmuan më herët.
Në një deklaratë të Downing Street që njoftonte pjesëmarrjen e Starmer, thuhet se kryeministri britanik "është i gatshëm të mbështesë këtë fazë tjetër të bisedimeve të mëtejshme dhe do të riafirmojë se mbështetja e tij për Ukrainën do të vazhdojë për aq kohë sa të duhet".
Lajmi kryesor:
Europa dhe Zelensky i 'përgjigjen' Putinit: Kufijtë nuk ndryshohen me forcë! Përfundon takimi virtual, nesër në Shtëpinë e Bardhë! Trump synon takim deri të premten: Progres i madh me Rusinë
Xh.D/ReportTv.al