Bota

Takimi Rubio-Lavrov në Riad/ Meçollari në ‘Frontline’: Rusia doli nga izolimi ndërkombëtar! Plani i Trump cilësohet tradhëti ndaj Ukrainës

18 Shkurt, 20:01| Përditesimi: 18 Shkurt, 21:15

  • Share

Këtë muaj, më datë 24, agresioni rus në Ukrainë feston ditëlindjen e tij të tretë si luftë aktive, por shpresat janë që kjo të jetë e fundit.

SHBA-të me përfaqësues kryesor të ekipit negociator Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubion, dhe Rusia me udhëheqës të delegacionit të saj, ministrin e Jashtëm, Segei Lavrov, u takuan në Riad të Arabisë Saudite, me qëllim konkretizimin e nisjes së negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Për të analizuar informacionet që dolën nga ky takim, ishte i ftuar në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, Artur Meçollari, ish Komandant i Forcave Detare.

Meçollari tha se deklaratat që palët bënë pas përfundimit të takimit tregojnë se ende nuk është vënë gurthemeli i përfundimit të luftës në Ukrainë.

“Të dy palët nuk janë në të njëjtën linjë pavarësisht gjërave pozitive që ata shprehën në fund të takimit. Takimi ishte poozitiv për Rusinë sepse i dha mundëisnë të dalë nga izolimi ndërkombëtar, nga Perëndimi”,-tha Meçollari.

Ish Komandanti i Forcave Detare nënvizoi se mos përfshirja e Kievit në bisedime, si palë, e bën të papranueshme marrëveshjen që mund të prodhojnë këto negociatave.

“Ata mund të arrijnë një marrëveshje por është e paimplentueshme nëse nuk është Ukrainë pjesë”,- tha Meçollari.

“Përcaktimi i kufijve duhet të jetë midis palëve, pa qenë Ukrainë palë, marrëveshja nuk mund të jetë efektive”,- shtoi ai.

Sipas Meçollarit, mënyra që Trump po tenton të rivendosë paqen në Ukrainë, është e parealizueshme, pasi është në disfavor të Kievit. Kushti i presidentit 78-vjeçar që burimet me minerale të Ukrainës të shfrytëzohen nga SHBA në këmbim të paqes me Rusinë, për Meçollarin është cënim i integritetit.

“Paketa e cila propozon Trump nuk mund të funksionojë. Nuk mund të gjendet një njeri që të firmosë koncesionin në Ukrainë sepse do të bënte tradhëti. Në përgjithësi plani i Trump cilësohet tradhëti ndaj Ukrainës sepse cënon integritetin,- theksoi Meçollari.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/02/2025 06:08

    Mecooo,kush tha se Rusia doli nga izolimi?! Kur i ben pazaret pa hanxhite,d.m.th.pa Ukrainen e BE,ne izolim mbetet dhe nuk ka garanci nese do te dale edhe po i pati keta ne tryeze per bisedime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?