Ziza Pajaziti dhe Laert Haxhiu

Kronikë

Takimi ‘special’ në burgun e Drenovës me Laert Haxhiun, 'reagon' modelja

11 Korrik, 20:09| Përditesimi: 11 Korrik, 21:51

  • Share

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, është vënë në qendër të vëmendjes pas raportimeve se ka vizituar në burg Laert Haxhiun, një person i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të rënda kriminale, përfshirë vrasje mafioze dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal.

Vizita e saj në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë thuhet se ka zgjatur rreth një orë dhe është përshkruar nga mediat si “speciale”, duke nxitur reagime dhe spekulime të shumta në rrjet.

Pajaziti, e njohur për praninë e saj në rrjetet sociale, nuk ka dhënë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë në lidhje me këtë vizitë.

Në vend të një reagimi verbal, ajo ka zgjedhur të shprehë qëndrimin e saj në mënyrë të tërthortë.

Në një postim në Instagram Story, ajo publikoi një kolazh prej tre fotosh të shkëputura nga seriali “Who Killed Griselda?” në Netflix.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?