Takimi në Zyrën Ovale mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nxitur debate të shumta.
Ky takim është diskutuar edhe ditën e sotme në emision ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ku Roland Bimo, ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA, e cilësoi atë si përplasje kulturash.
‘Si diplomat në momentin e parë që sheh se çfarë ndodh në zyrën Ovale në një takim të dy liderave është tronditje ca po ndodh dhe unë gjykova se ishte një përplasje e mënyrave të ndryshme të komunikimit. Gjuha e gabuar e komunikimit dhe ajo që pa filluar konferenca ishte që Zelensky ishte pa përkthyes dhe para disa vitesh nuk dinte fare anglisht. Unë e quaj përplasje kulturash, aty duhej një përkthyes në mes. Kemi të bëjmë me një duel diplomatiko- poltikë para syve të elektoratit të tyre’, tha ai.
Ai tha se Trump e ka mbështetur Ukrainën me armatime, por sipas tij presidenti amerikan e di tashmë se Ukraina është e humbura në këtë luftë.
‘Trump i tha se ti po luan me luftën e 3 botërore, Zelenskyt, dhe garanci që ata kërkojnë janë që të tërhiqen shtetet e bashkuara të Amerikës në luftë në mënyrë që të frenohet Rusia. Administrata amerikane e ka kuptuar që kjo luftë është e humbur, Trump ka qenë i pari nga presidentët amerikan që i ka dhënë armë, raketa Ukrainës dhe anë atë kohë qëndrimi i Trump ishte që Rusia duhet të frenohej nga kjo dhe sot Trump e kupton që lufta është e humbur nga Ukraina’, tha ai.
Për ish-ambasadorin presidenti rus Vladimir Putin, është duke arritur qëllimet e tija, ku ndër to është edhe që Ukraina të mos hyjë në NATO.
‘Putin deri tani ka arritur objektin, jo NATO për Ukrainën dhe tani mbetet objektivi i dytë demilitarizimi, që do të thotë dobësimi ushtarak i Ukrainës që rusët të mos e konsiderojnë më rrezik dhe kësja i arrihet më së miri duke vijuar luftën’, tha ai.
Komente
