Putin dhe Biden

Takimi virtual Biden-Putin, Kremlini nuk heq dorë nga garancitë që kërkon për Ukrainën

6 Dhjetor 2021, 18:28| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 18:36

  • Share

Takimi virtual i planifikuar mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden pritet të jetë "e detajuar dhe e gjatë", tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit.

Dimtry Peskov tha se Ukraina dhe prezenca e NATO-s pranë kufijve të Rusisë pritet të dominojnë bisedën e planifikuar për t'u zhvilluar të martën.

Biseda do të bëhet ndërsa janë krijuar tensione mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për shkak të rritjes së pranisë ushtarake ruse përgjatë kufirit ukrainas, që shikohet si shenjë e një pushtimi të mundshëm.

Peskov përsëriti se Presidenti rus Putin do të kërkojë garanci se NATO nuk do të zgjerohet deri në Ukrainë. Marrëdhëniet Rusi-SHBA kanë qenë të paqëndrueshme që kur mori detyrën Presidenti Biden.

Administrata e tij vendosi sanksione ndaj objektivave ruse dhe denoncoi publikisht Putin-in për ndërhyrjen e Kremlinit në zgjedhjet amerikane, për aktivitetin kibernetik kundër kompanive amerikane dhe për trajtimin e udhëheqësit opozitar Alexey Navalny, i cili u helmua vitin e kaluar dhe më vonë u burgos.

Gjatë takimit Putin-Biden të zhvilluar në muajin qershor në Gjenevë, presidenti amerikan paralajmëroi se nëse Rusia do të kalonte vijën e kuqe, përfshirë sulmet ndaj infrastrukturës kryesore amerikane, administrata e tij do të përgjigjej dhe se "pasojat do të ishin shkatërrimtare"./VOA/

Komento

Komente

  • Turi: 06/12/2021 19:53

    Amerikanet mendojne akoma se kane dominimin total te botes por gjerat kane ndryshuar dhe do ndryshojne ne te ardhmen sado qe te pretendojne te kunderten si e tha dhe Ajnshtajni forca eshte e ndryshueshme dhe puna e Amerikes e beri ciklin tani do ta mare forcen Kina ose kushedi tjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?