Takimi virtual mes liderëve të BE, ka përfunduar pasditen e sotme.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se po përgatiten për takimin me SHBA-në, Moskën dhe Kievin.
'Qëllimi i takimit të sotëm të Koalicionit të të Vullnetshmëve është të "sqarojë plotësisht garancitë e sigurisë që duam" për Ukrainën, të përgatitet për vizitën e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington nesër dhe "si të organizohet takimi i ardhshëm me Presidentin Putin, Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Evropën", tha ai.
Lajmi kryesor:
Europa dhe Zelensky i 'përgjigjen' Putinit: Kufijtë nuk ndryshohen me forcë! Përfundon takimi virtual, nesër në Shtëpinë e Bardhë! Trump synon takim deri të premten: Progres i madh me Rusinë
S.B/ReportTv.al