Bota

Takimi virtual mes liderëve të BE, Presidenti i Këshillit Evropian: Nëse nuk ka armëpushim, të rritet presioni mbi Rusinë

17 Gusht, 18:39| Përditesimi: 17 Gusht, 18:45

  • Share

1755449071_Capture.JPG

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa pas takimit virtual të liderve të BE, ka deklaruar se nëse nuk ka armëpushim, BE-ja dhe SHBA-ja duhet të rrisin presionin mbi Rusinë.

"Uniteti transatlantik është thelbësor. Siç e theksova gjatë takimit të sotëm të Koalicionit të të Vullnetshmëve, nëse nuk arrihet një armëpushim, BE-ja dhe SHBA-ja do të duhet të rrisin presionin mbi Rusinë. E drejta sovrane e Ukrainës për të përcaktuar kushtet për paqe duhet të respektohet. Ne mirëpresim gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën, për të penguar agresionin e ardhshëm rus dhe së bashku për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Evropa është gati të bëjë pjesën e saj", tha Presidenti i Këshillit Evropian, Costa. 


Lajmi kryesor:

Europa dhe Zelensky i 'përgjigjen' Putinit: Kufijtë nuk ndryshohen me forcë! Përfundon takimi virtual, nesër në Shtëpinë e Bardhë! Trump synon takim deri të premten: Progres i madh me Rusinë


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimi Trump-Putin do të sjellë paqen në Ukrainë?