Pas publikimi të një shkrimi nga “Zëri i Amerikës”, ku një zdhënës i Ambasadës Amerikane u shpreh se sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, ambasadori Philip Reeker nuk u takua me Ilir Metën për arsye të agjendës së tij, ka reaguar për mediat zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.
Ai u shpreh në Presidencë nuk ka mbërritur asnjë kërkesë për të zhvilluar takim me Reekerin.
“Institucioni i Presidentit nuk ka pasur asnjë kërkesë nga çdo lloj niveli për takim me Reeker”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Përse zyrtari i lartë i SHBA-së nuk e takoi Ilir Metën? 'Zëri i Amerikës' zbulon prapaskenat
J.GJ./ReportTv.al