Para disa ditësh, kryeministri i vendit, Edi Rama takoi në 'Allianz Stadium', sulmuesin e sapotransferuar Cristiano Ronaldo.
Gjatë takimit, kryeministrit iu dhurua nga vetë lojtari një fanellë me emrin e tij në të dhe disa autografë nga lojtarët e tjerë të ekipit.
Por mesa duket kryeministri nuk ka harruar 'të gëzojë' edhe një prej deputetëve të tij, duke i sjellë një fanellë me autografin e Ronaldos.
Bëhet fjalë për Erion Braçen, i njohur si një tifoz i flaktë i Juventusit, Italisë dhe Partizanit.
Me anë të një fotoje në Instagram Braçe ka treguar autografin duke shkruar batutën e shumë përdorur të shqiptarëve.
Kur te vjen vllai nga jashte shteti dhe te sjell dhurate Bardh e Zi!
Erion Braçe
Postimi i Braçes
Komente
