Foto Ilustruese

Taksa 100% për importin e mallrave, dy maune serbe kalojnë në Kosovë

27 Nëntor 2018, 15:24| Përditesimi: 27 Nëntor 2018, 15:35

  • Share

6 ditë pasi Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100% për tarifën doganore ndaj mallrave dhe produkteve të Serbisë dhe Bosnjës, sot rezulton se importi i këtyre mallrave nga këto dy shtete thuajse ka rënë në zero raportojnë mediat në Kosovë.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka deklaruar së fundi se vetëm dy maune me mallra nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina kanë hyrë në Kosovë pas vendosjes së taksës prej 100 për qind nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Pas vendosjes së tarifës së taksës nga qeveria, vetëm të shtunënkanë hyrë dy mauna nga Serbia e tjetra nga Bosja-Hercëgovina “ ka thënë Stavileci,duke sqaruar se fluksi i kamionëve që kalojnë nga këto dy shtete po shkojnë drejt zerimit , raporton Periscopi.com

Nëkohë bëhet e ditur se shtabi i krijuar në komunat veriore të Kosovës , këtë të hënë ka marrë vendimin që serbët e këtij rajoni të dalin në protestë të marten.

Mësohet se protestat do të mbahen në shenjë kundërshtimi  ndaj ngritjes 100 për qind të tarifës doganore  për mallrat e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Më herët Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar se vendosja e kësaj mase mbrojtëse  është një lëvizje e drejtë, që qeveria  e ka bërë duke analizuar respektimin e marrëveshjes tregtare që parashikon pakti tregtar mes vëndeve të Europës qëndrore.

Ndërkohe që  vendimi për këtë taksë  është komentuar në Beograd ,si një kundërpërgjigje për mospranimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Rritja e taksës me 100 për qind ndaj produkteve serbe u miratua më 21 nëntor në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, vendim i cili ka ngjallur reagime nga ana e përfaqësuesve të BE-së Federica Mogherini dhe Johannes Hanh të cilët e kanë cilësuar si shkelje të marrëveshjes së tregtisë së lirë, për vendet e Europës Qëndrore.

Ndërkohë ditën e sotme edhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoritetevetë Kosovës heqjen dorë prej  tarifës së importeve nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina për të shmangur provokimet dhe zbutur tensionet dhe vijuar dialogun mes këtyre dy vendeve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?