Taksa e banesës me faturën e ujit, Haxhimali: Pozitive për qytetarët

23 Dhjetor 2018, 18:29| Përditesimi: 23 Dhjetor 2018, 18:39

  • Share

Taksa e banesës nga muaji janar do të paguhet bashkë me faturën e ujit. Kjo taksë do të mblidhet nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve, që do të ketë rolin e agjentit të mbledhjes së taksës së pasurisë së paluajtshme për ndërtesat e banimit, dhe do të përfitojë një komision prej 5% mbi të ardhurat e arkëtuara nga taksa e ndërtesës. Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së bashkive, Agron Haxhimali sqaron për Report Tv sqaroi gjithë procedurën dhe theksoi se kjo procedurë nuk do të ndikojë në xhepat e qytetarëve.

Çdo pronë, bazuar në metodologjinë e re taksohet me 0.05% të vlerës së kësaj prone. Pra, le të marrim një rast për të qenë të qarë. Në qoftë se apartamenti i një qytetari në Tiranë kushton 100 000 euro, ky qytetar do ta paguajë taksë për këtë banesë në masën 0.05% të kësaj vlere çfarë do të thotë se do të paguajë 50 euro në vit. Ky 50 eurosh në vit është taksa që i detyrohet qytetarit të paguajë Bashkisë Tiranë apo secilës Bashki. Bashkitë bazuar në metodologji kanë të drejtën e diskrecionit, pra kanë të drejtën ta ulin këtë taksë dhe ta ngrejnë në masën +/- 30%.

Agron Haxhimali, Drejtor i Shoqatës së Bashkive
 

Drejtori i Shoqatës së bashkive tregon për Report Tv, se ka disa kategori që do të përjashtohen nga pagesa e taksës së pronës. Ndërsa për sa i përketë ndryshimit të tarifave që shkon në ngritje ose ulje me 30 % do të jetë në dorë të bashkive. 

Metodologjia e përcakton qartë se disa grupe duhen përhjashtuar nga kjo taksë. Janë kryefamiljarët e vetmuar që trajtohen me pension, përjashtohen nga kjo taksë banesat që janë të perdorura nga familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, janë objektet e kultit, objektet e tjera sociale dhe shtetërore. 

Agron Haxhimali, Drejtor i Shoqatës së Bashkive

Ndërkohë tarifa se sa do të paguajnë qytetarët është e përcaktuar me një vendim qeverie, e cila bazohet tek qytetet, zonat dhe vjetërsia e objekteve. Që prej kohës kur vendimi hyri në fuqi për metodologjinë e re të taksimit të pronës, bashkitë kanë nisur punën për të mbledhur taksën e ndërtesës nëpërmjet zyrave të taksave të Bashkisë për bizneset dhe familjarët, por vitin e ardhshëm kjo taksë do të shlyhet bashkë me faturën e ujit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi: 24/12/2018 10:11

    Para se të kërkosh taksën e banesës detyro ndërtuesit tu japin hipotekat e shtëpive atyre që kan blerë pallate dhe kan nga 15 vjet pa hipotekë. Nejse dava lekësh jan ska gjë se Për këtë lloj surati cdo grabitje për popullin quhet pozitive.

    Përgjigju
  • Kuq e zi: 24/12/2018 06:46

    Ky eshte halli madh Po ai qe nuk ka kontrate me ujesjellsin si do e paguaj taksen? Hahaaa

    Përgjigju
  • Everesti: 23/12/2018 20:55

    Po si nuk te vjen turp more faqezi,o turpi i kombit

    Përgjigju
  • Apo jo: 23/12/2018 20:25

    ..Shtepia e 1-re".',ose ajo ku Banori ne Pronesi jeton vete"..,duhet perjashtuar nga Taksa..

    Përgjigju
  • Ilo: 23/12/2018 19:38

    Gje pozitive te paguash leke ,keta te qeverise kane rrjedhur .

    Përgjigju
  • Samiu: 23/12/2018 19:33

    Nuk e kuptoj perse duhet te na vleresojne ne euro kete taksen.... ???... perse lene shkas per tu tallur njerezit,si puna e shperblimit te pensionisteve qe thane 50 dollare...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?