Ekonomi

Taksa e karburantit të jahteve në vendin tonë 40 lekë/litri, më e ulëta në Evropë, paguajnë 60% më lirë se qytetarët

30 Nëntor 2021, 20:19| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 20:49

  • Share

Shqipëria vendosi që të taksojë karburantin e jahteve me 40 lekë për litër prej vitit të ardhshëm, kjo për shkak se konsumi i karburantit nga këto mjete ishte shumë i lartë ndërsa kontribut në buxhet nuk kishte.

Propozimi për të taksuar këtë produkt ishte në vlerën e 65 lekë për litër, por pas kundërshtimit të shoqatave të turizmit dhe 26 agjencive detare, qeveria vendosi ta rishikojë dhe ta ulë në 40 lekë për litër.

Ky është niveli i taksimit më i ulët në vendet e Evropës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave mesatarja e vendeve që e aplikojnë taksë mbi karburantin e mjeteve lundruese është 54 lekë litri, dhe norma më e ulët është 41 lekë që aplikohet në Bullgari.

Konkretisht Franca e takson karburantin e jahteve me 73 lekë, Kroacia me 63 lekë, Malta e Greqia me 50 lekë, ndërsa Qipro 49 lekë dhe Spanja 47 lekë/litri.

Mjetet lundruese furnizohen pa taksa, pasi konsiderohen si furnizime që ndodhin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, duke u përjashtuar nga akciza dhe TVSH apo taksa e karbonit, e për pasojë dhe çmimi me të cilin këto mjete lundruese e blejnë karburantin, mbetet i ulët. Sipas informacioneve të financave litri i karburantit do të shkojë deri në 110 lekë, duke e marrë me një çmim 60% më të ulët se qytetarët.

Sipas të dhënave rreth 18 mijë ton karburant në vit përdoret nga mjetet lundruese për qëllime argëtimi. Në vitin më të mirë turistik në 2019 në vend hynë 1713 jahte ndërsa brenda këtij viti kanë hyrë në vend 1020 jahte.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?