Ministrja Delina Ibrahimaj në konferencën “Financat vendore 2022”

Taksa e re për tokat bujqësore hyn në fuqi në 2028, Ibrahimaj: Brenda vitit synojmë të miratojmë ligjin

21 Korrik 2023, 22:53| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 22:57

  • Share

 

Qeveria po vijon konsultimin me grupet e interesit për ndryshimet në ligjin për taksën e pasurisë.

E ndërsa taksa për banesat është propozuar të hyjë në fuqi më 2026 ajo për tokën bujqësore do të hyjë në fuqi në 2028.

“Ne synojmë që brenda vitit të miratojmë ligjin. Ligji do të konsultohet gjerësisht me ju. Synohet që përmes këtij ligji të rritet ndjeshëm taksa mbi pasurinë që do të ndikojë në të ardhurat e të gjitha bashkive. Taksa për banesat është propozuar të hyjë në fuqi në vitin 2026, ndërsa për tokën bujqësore në vitin 2028”, tha ministrja Delina Ibrahimaj në konferencën “Financat vendore 2022”, të mbajtur sot në Tiranë.

Është propozuar që taksa mbi pasurinë të vlerësohet mbi vlerën reale dhe jo çmimet e referencës.

“Nëpërmjet ligjit duam që tashmë taksa e pasurisë të vlerësohet mbi vlerën reale e jo mbi çmimet e referencës. Përcaktimi i vlerës reale do të jetë proces i vështirë, i cili do të zbatohet dhe kalkulohet nga Drejtoria e Përgjithshme Kadastrës Fiskale në varësi të MFE-së”, u shpreh ajo.

Ministrja kërkoi angazhimin e bashkive për mbledhjen e kësaj takse.

“Duke qenë një taksë që mblidhet nga ju, do të duhet angazhim më i madh nga ana e bashkive, me qëllim zbatimin e ligjit, por mbi të gjitha mbledhjen e taksës në të gjithë vendin”, u shpreh ajo.

Taksa mbi pasurinë e paluajtshme ka mbetur në të njëjtin nivel me vitin 2021, ndonëse ndjeshëm më e lartë se ajo në vitin 2015.

Të ardhurat për vitin 2022 nga taksa për pasurinë e paluajtshme ishin 6.1 miliardë lekë, ose 56 % më shumë se në vitin 2015.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 22/07/2023 03:54

    cmimi real per taksen e banesave i percaktuar nga kadastra sikur nuk ka kuptim, me mire caktojeni si mbitakse fikse mbi koston e ndertimit vjetor te banesave dhe statusit te tokave bujqesore qe te angazhoni si duhet edhe pushtetin vendor ne inventarizimin e ndertimeve pa leje ne proces legalizimi ose prishjeje

    Përgjigju
    • bujar: 23/07/2023 15:33

      a nuk u ngopet te vjedh akoma do te vjedhni kete popull mjeran vjedhni vjedhni

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?