Taksa mbi profesionet e lira/ Xhixho: Afro 4 mijë biznese kanë paraqitur kërkesën për mbyllje që prej vendosjes së taksës

14 Qershor, 16:40| Përditesimi: 14 Qershor, 16:44

  • Share


Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka deklaruar se taksa e profesioneve të lira rëndon shtresën e mesme e sidomos qytetarët e dëmtuar nga kriza e çmimeve.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Xhixho shprehet se rreth 30 mijë biznese në të gjithë vendin preken nga taksa dhe se 3 620 prej tyre kanë paraqitur kërkesën për mbyllje që prej vendosjes së taksës.

“Në mbështetje të profesionistëve të lirë dhe protestës së tyre kundër taksës antikushtetuese, në fuqi prej 1 janarit.   

Kjo taksë është taksë mbi dijen dhe do të rëndojë direkt mbi shtresën e mesme dhe qytetarët e dëmtuar nga kriza e çmimeve. 

Rreth 30 mijë biznese në të gjithë vendin preken nga taksa 

Të paktën 3 620 prej tyre kanë paraqitur kërkesën për mbyllje që prej vendosjes së taksës

Taksimi 15-23% do të çojë në arkën e qeverisë rreth 0.2% e PPB, e papërfillshme në krahasim me efektet negative te individë, që kanë investuar një jetë në formimin profesional 

Kjo taksë shkel sigurinë juridike diskriminon bizneset e shërbimeve profesionale në raport me bizneset e tjera. 

Kjo taksë godet shtresën e mesme, intelektualët dhe të rinjtë që duan t’i investojnë në Shqipëri dijet e tyre. Ajo është mekanizmi i radhës me të cilin kjo qeveri po nxit shpopullimin masiv të vendit. 

Ky sistem i padrejtë, i pandershëm dhe abuziv duhet të marrë përgjigjen e duhur në seancën e 18 qershorit!

Bashkë me profesionistët e lirë, i bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese që në gjykimin e kësaj çështjeje të jetë profesionale dhe larg çdo presioni politik, për të vënë në vend të drejtën dhe për të mbrojtur interesin publik”,-shprehet Xhixho. 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eriza: 14/06/2024 16:50

    Po gjithe bota moj e profesionisteve, te lire e te palire, paguajne taksa, e cfare taksash. Mjaft me noteret, doktoret, juristet, dentistet, etj. etj. qe te kepusin koken e fusin qindra mijra euro ne xhep e s'te japin nje kupon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?