Kronikë

Taksa në Rrugën e Kombit, protestojnë tregtarët, parkojnë kamionët në Morinë

28 Mars 2018, 10:21| Përditesimi: 28 Mars 2018, 12:05

  • Share

Tregtarët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë nisur një protestë në pikën e kalimit kufitar mes dy vendeve, në Morinë kundër taksës në "Rrugën e Kombit" e paralajmëruar për t'u zbatuar pas datës 15 prill. Tubimit i janë bashkëkuar dhjetëra tregtarë të cilët në shenjë proteste parkuan kamionët në të dy anët e doganës, duke krijuar një varg prej disa km. 

Me pankarta "Ruaje zot Shqipërinë prej shqiptarëve" (citim i Faik Konicës), "Spo hjekim kufi, po qesim kufi", tregtarët nga Kosova paralajmëruan bojkotimin e mallrave nga Shqipëria. Ata thanë se do kthehen bosh në vendet e punës, në Kosovë duke ndërprerë udhëtimin e tyre drejt Shqipërisë pikërisht në pikën e kalimit kufitar të Morinës. 
Edhe biznese të tjera të Kosovës kanë paralajmëruar ndërprerjen e shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë për shkak të taksimit në "Rrugën e Kombit". 



(Pankartat e vendosura në kamionët e ardhur nga Kosova)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?