Taksa për profesionistët e lirë, Tabaku: Antikushtetuese, qeveria socialiste ka ndryshuar 23 herë ligjin

19 Qershor, 11:21| Përditesimi: 19 Qershor, 12:59

  • Share

Beteja për Profesionet e Lira është betejë kundër sistemit korruptiv të qeverisë socialiste.

Kështu është shprehur sot, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku një ditë pas seancës në Gjykatën Kushtetuese për profesionet e lira.

Me një vidoemesazh në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se në vitet e fundit qeveria socialiste ka ndryshuar pothuajse 23 herë ligjin e taksave.

Teksa vuri theksin tek mbyllja e shumë bizneseve, ajo e cilësoi taksën si antikushtetuese.

“Beteja për Profesionet e Lira është një betejë e drejtë! Është një betejë për të mbrojtur punën, për të mbrojtur ata që me ndershmëri paguajnë taksat. Në 10 vitet e fundit qeveria socialiste ka ndryshuar pothuajse 23 herë ligjin e taksave duke vendosur taksa jo të drejta, jo propocionale, taksa të cilat e kanë dëmtuar shtresën e mesme dhe kanë qenë një ngarkesë për ato që me ndershmëri e paguajnë taksën. Ndërkohë që nga ana tjetër ka lejuar abuzimin, informalitetin dhe ka lejuar ngritjen e një sistemi korruptiv, i cili sot rezulton në pothuajse 11.000 biznese të mbyllura vetëm vitin e fundit. 169 Profesionet e Lira, me pothuajse 30.000 profesionistë, janë duke u përballur me këtë taksë anti-kushtetuese dhe të padrejtë”, tha Tabaku.

Më 18 qershor, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për pezullimin e ligjit për tatimin e profesionistëve të lirë. Seanca në Kushtetuese zgjati për rreth 7 orë. Gjykata Kushtetuese ju la afat palëve të sjellin argumente shtesë deri në 21 qershor, ndërkohë me 25 qershor do të jetë vendimi final nëse do shfuqizohet apo jo ligji 'Për tatimin e profesionistëve të lirë'.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tabachino shop!: 22/06/2024 12:53

    Ku e shef anti kushtetutshmërinë ti moj Jori?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?