Komisioni i Ekonomisë dhe Financave

Ekonomi

Taksa/ Ministrja: Dyshojmë se fabrikat përdorin edhe qumështin pluhur si qumësht natyral! Opozita: Po i përjashtoni nga taksimi! Shalsi: Hetoni vajin e palmës

22 Nëntor 2021, 16:06| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 16:35

  • Share

Përjashtimi i fabrikave që deklarojnë në etiketën e tyre që përdorin qumështin pluhur në produktet që prodhojnë ka nxitur debate në Komisionin e Ekonomisë. Deputetët e opozitës kanë kërkuar sqarime nga Ministria e Financave, se kush do e paguaj këtë taksë porsa kohë përjashtohen fabrikat. Mbi këto shqetësime kryetari i Komisionit Eduard Shalsi ka kërkuar hetim të importuesve të qumështit pluhur dhe të vajit të palmës. Ministrja e Financave ka sqaruar se përjashtohen vetëm ato që e tregojnë në etiketë, dhe jo të gjitha fabrikat. Ibrahimaj ka pranuar se ka dyshime që qumështi pluhur përdoret tek qumështi natyral. Ndërkohë pika tjetër e diskutimeve është përqendruar tek përdorimi i vajit të palmës pasi deputeti i PS, Erion Braçe tha se prodhuesit përdorin vaj palme tek kosi.

Spaho: Kë do tatoni ju ato të baxhove, sepse ju i keni përjashtuar të gjitha fabrikat?

Ibrahimaj: Ne kemi vënë re që në vitet e fundit është rritur importi i qumështit pluhur, për të cilin dyshojmë që është përdorur në prodhimin e qumështit në vend dhe duam të limitojmë përdorimin e qumështit pluhur të pareklamuar. Nëse prodhuesi e ka të vendosur që në produktin e tij përdor qumështi pluhur është në rregull.

Braçe: Sot qumështi pluhur është shumë i shtrenjtë me 8 kg lëng. Çmimi i një litri nga ky i përzieri shkon 75 lekë për litër, kur çmimi i fermerit është 45 lekë hiq firot, ky çmimi bie akoma më poshtë. Asnjë fabrikë interes të përdori qumështin pluhur... a jemi live?? ...Po kursehem ta them ça përdorim meqë jemi live. Ajo që po importohet është hirra e qumështit pluhur, që është e lirë dhe përdoret. Prandaj thuhet që tundeni qumështin kur e pini, sepse është me qumësht pluhur. Mos përjashtoni fabrikat, sepse fabrikat e përdorin dhe nuk e deklarojnë. A e dini që prodhohet kos me vaj palme? 200-300 ton i kanë kapur një fabrike brenda, ku është taksa për vajin e palmës.

Shalsi: Kam një merak mbi rëndësinë e të dhënave sidomos mbi sistemin e gjurmueshmërisë. Ky vaji i palmës që është bërë problematik, kush janë importuesit, nga e marrin, ku e përdorin. Ku shitet qumështi pluhur, nga dogana tek fundori. Duhet të investojmë mbi gjurmueshmërinë. Të dhënat duhet të dalin në kohë reale, do e vijon betejën për sistemet e gjurmueshmërisë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?