Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri

Ekonomi
Top 24

Taksa për 'Rrugën e Kombit', Gjiknuri: Duhen 200 mln € investime

29 Mars 2018, 11:17| Përditesimi: 29 Mars 2018, 11:24

  • Share

Ministri për Energjinë dhe Infrastrukturën, Damian Gjiknuri ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se tarifa në “Rrugën e Kombit” është e domosdoshme për mirëmbajtjen e saj dhe përfundimin e autostradës. Sipas tij, nisma për dhënien e rrugës me koncesion ka qenë ide e ish-kryeministrit Sali Berisha që në vitin 2010. 

Gjiknuri tha se për përfundimin e rrugës duhen edhe 200 mln euro. Sipas tij, koncesionari do financojë 40 milionë dollarë investime katër vitet e para të koncesionit.  

“Nuk e mirëmbajmë dot dhe për këtë shkak ia kemi dhënë një kompanie private. Sali Berisha i vitit 2010 tha se do ia japim me koncesion një kompanie mirëmbajtjen dhe me të drejtë. Ministrat e LSI kanë mbajtur një qëndrim korrekt për të realizuar këtë koncesion. Rruga nuk ka përfunduar dhe kërkon fonde, duhen 200 mln euro që të përfundojë. 40 mln USD do investohen 4 vitet e para”, u shpreh Gjiknuri. 
 

Komento

Komente

  • UUUUUUUUUUUUUUUU: 29/03/2018 12:04

    A mban njeri pergjegjesi , qe ke studimi fizibilitetin me shtesat e kontratave gjate rruges dhe asnjehere te perfunduara si rasti koridorit 8 qe spo perfundohet kurre qe nga viti 1993 ? TE PANGOPUR (per euro ne emer te shtetit ) MIRE NA E BENI . E MERITOJME por jo vetem kaq E MERITOJME te na shkelni me keq me kembe . JU LUMTE.

    Përgjigju
  • UUUUUUUUUUUUUUUU: 29/03/2018 11:59

    kur thoni majtas e djathtas per miliona EURO e di si me duket kursi lekut sikur eshte 1 lek = 1000 euro . A e KUPTONI cfare flisni ? TALLJE dhe vetem TALLJE per ne popullin .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?