Një aksident është shënuar gjatë orëve të natës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Një taksi u përplas me një kamion mbeturinash.
Si pasojë e përplasjes, shoferi i taksisë mbeti i bllokuar në automjet. Pas nxjerrjes ai u dërgua në spitalin e Lezhës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komento
Komente
