VIDEO/Taksia robot, Tesla prezanton modelin e ri të makinave! Pa timon, pa pedale, s'ka as shofer

11 Tetor, 11:26| Përditesimi: 11 Tetor, 11:30

  • Share

Mund te hipesh ne makine, mund te dremitesh dhe te zgjohesh ne destinacion.

Tesla Cybercab, taksite robot te Elon Musk, u prezantuan nga miliarderi në një event në Los Angelos, ku Musk foli për një revolucion të mëtejshëm te transportit rrugor në SHBA.

“Do të jetë sikur të ulesh në një dhomë pritjeje teksa udhëtoni, do të jetë e mrekullueshme” tha Musk teksa prezantoi CyberCab.

Ajo do të jetë një makinë pa timon, pa pedale dhe nuk do të ketë nevojë per mbikqyrjen e rrugës nga një shofer. Vlera e Cybercab do tw jetw rreth 30 mije dollare dhe prodhimi I tyre mendohet tw nisw nga viti 2026. Ato do të jenë të karikueshme por në një mënyrë të re ndryshe nga metoda e deritanishme e makinave elektrike.

Drejtuesi i Teslas argumentoi se shifrat tashmë tregojne se automjetet totalisht të pavarura janë më të sigurta se ato që drejtohen nga njerëzit.

Megjithatë dalja në rrugë masivisht e këtyre automjeteve do të kërkojë ndryshime në ligjet dhe rregullat e transportit. Trump prezantoi edhe CYBERVAN, furgonin taksi, i cili do të funnksionojë në të njëjtën mënyrë si vetura. Mjeti do të ketë hapësirë do të ketë hapësirë për 20 pasagjerë.

Pwrgatiti  Arlind Isai 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?