Vendimi i qeverisë shqiptare për taksim special ndaj prodhuesve privatë të energjisë elektrike është pritur mirë nga deputetët e Komisionit të Ekonomisë.
Por ata kërkojnë që i njëjti parim të ndiqet edhe në fushën e karburanteve si dhe në fusha të tjera.
Erion Braçe thanë se kjo logjikë duhet të zbatohet edhe për hekurin, çimenton, e sektorë të tjerë ku ka abuzime me rritjen e ccmimit.
Taksimi i jashtëzakonshëm i prodhuesve të energjisë do të jetë sa gjysma e fitimit të të ardhurave për energjinë e shitur në treg të lirë dhe pa asnjë kosto shtesë nga prodhuesit privatë, mbi çmimin 8.5 lekë për kilovat/orë.