Taksimi i profesionistëve të lirë/ Muço në '5 Pyetjet': Qeveria i merr 2600 euro secilit! Gjokutaj: I gjeti të papërgatitur

6 Maj, 22:48| Përditesimi: 6 Maj, 23:05

  • Share

Rritja e taksave për profesionistët e lirë ka krijuar shumë konfuzion tek kjo shtresë. Në ‘5 Pyetjet’ me Babaramon, ekspertët dhanë sqarime në lidhje me këtë vendim të qeverisë që ka hyrë në fuqi në 1 janar të këtij viti. Ekonomisti Eduart Gjokutaj u shpreh se ky taksim i gjeti të papërgatitur njerëzit.

'Taksimi ka filluar nga 1 janari 2024. U pagua haraçi i parë i tremujorit. Me një vendim politik të 2019 u zerua dhe u premtua për biznesin e vogël tatimi mbi fitimin nuk do paguajnë. Natyrshëm paguajnë tatime të tjera. Pse erdhi rëndë ky? Në momentin që u shkëputën njerëzit nga taksimi u rënduan.

Rikthimi tashmë i gjen të papërgatitur. Ranë peng i abuzimeve që mund të ndodhin me atë pjesë të korruptuarve të sistemit,. Rrit barrën e tatim taksën, u ndërhy në vendimmarrjen e biznesit. Nuk u mor në konsideratë që dikush ka borxhe për të paguar. Shërbimet janë më të atakuara paguajë më tepër dhe natyrshëm duhet menduar për progresivitet të tyre. Bizneset e shërbimeve janë të zbuluara', tha Gjokutaj. 

Ndërsa Fatos Çoçoli tregoi se janë 322 subjekte që do paguajnë 23% e tatimit të fitimit.

'Neve 8% e kemi taksën mbi fitimin të një kompanie të madhe. E kemi pasur me 15%, e ulëm. Tatohet më shumë puna se kapitali. Duhet të jetë e kundërta, sepse ata që janë në krye kanë ardhur me idenë që kush fiton më shumë paguan më shumë. Ai që fiton më shumë ka kapital më shumë. Para datës 1 janar paguanim vetëm 13 milionë euro që hynin në arkën e përbashkët, 29 mijë profesionistët për një xhiro të vitit të kaluar 500 milionë euro.

Fitimi ishte 500 milionë euro dhe shtetit i jep më pak sesa 1.5 % as 2% më përpara, tani me këtë taksim i jep shtetit aq sa duhet të jepje dhe të bie si rrufe në qiell të hapur sepse nuk ke informacion. Sepse nuk i është thënë profesionistëve që duke filluar nga prilli do paguash shteti këst mujor X lek', u shpreh Çoçoli.

Një avokat, një dentist, një ekspert kontabël, do të paguajë më fitimin 15%. Nga 145 mijë subjekte që deklarojnë fitim, 322 që paguajnë 23%. 15% do ta paguaj avokati, profesionisti i lirë, gazetari që nuk është në bordero. Po ashtu ekonomisti , po ashtu mjeku që ka dalë si profesionist i lirë. Mënyra si paguhet duhet të kishte ndërhyrë shteti.

Eksperti Klodjan Muço, sqaroi se tashmë qeveria i merr çdo profesionisti të lirë, nga 2600 euro.

'Kolegët e tu gazetarë dhe kolegët e mi, çfarë shpenzimesh ke ti kur hap një NIPT? Dje, shteti nuk të kërkonte llogari sa i kishe shpenzimet. Nuk i deklaronim, tani të thonë meqë ti vjet ke deklaruar zero shpenzime tani tatohesh 15%. Vetë qeveria deklaroi që vitin e kaluar që fitimi i 29 mijë personave ishte 560 milionë euro. 560 milionë euro herë 15% janë 74 milionë euro. Po ta pjestojmë me 29 mijë del që shteti i merr 2600 euro secilit. A është e drejtë kjo? A duhet kështu truri? Ata kanë dije. Këta persona që mungojnë gjithnjë e më tepër, që po ikin gjithnjë e më shumë?', nënvizoi Muço.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?