Diskutimi dhe votimi i projektligjit për taksimin mbi të ardhurat, është shtyrë për muajin janar. Lajmin e bëjnë të ditur burime nga komisioni i Ekonomisë, të cilat saktësojnë se nëse miratohet me ndryshimet e rekomanduara, ai do të hyjë në fuqi në muajin janar të vitit 2024.
Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave, shihen me rezerva nga deputetët e opozitës, të cilët thotë se po presin që të njihen me draftin e ri. Kundërshtime ka pasur edhe nga përfaqësues të grupeve të interesit të cilët në seancën e fundit dëgjimore, thanë se drafti i ri është penalizues, sjell regres dhe nuk është konsultuar.
Ndryshe ka pretenduar Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj e cila gjatë raportimeve me komisionet kuvendore, ka thënë se projektligji i hartuar me asiustencën e FMN-së, synon neutralitetin e tatimit, rritjen e transparencës dhe aplikimin e një sistemi sa më të drejtë tatimor.
Sipas saj, ligji i ri propozon ruajtjen e skemës ekzistuese të tatimit me tarifë 0 % kryesisht të biznesit të vogël familjar, ku personat fizikë dhe personat juridikë me qarkullim deri në 14 milionë lekë do të paguajnë 0% tatim mbi të ardhurat nga biznesi dhe mbi të ardhurat e korporatës deri në vitin 2029.
Projektligji propozon futjen në skemën e tatimit nga 1 janari 2023 të bizneseve furnizues të shërbimeve kryesisht profesionale, duke adresuar në këtë mënyrë fenomenin e identifikuar në lidhje me ofrimin e shërbimeve, kryesisht në profesione të lira.
Kjo eshte: Amnisti drogaxhinjve e taksim bizneseve te vogla
Përgjigju