Sociale

Elbasan, taksistët në protestë kundër Kryebashkiakut: Favorizon kompaninë e taksive elektrike

24 Janar, 10:31| Përditesimi: 24 Janar, 15:54

  • Share

ELBASAN- 70 taksistë u ngritën sot në protestë kundër bashkisë së Elbasanit, e cila sipas tyre favorizon një kompani private që ofron shërbimin taksi me automjete elektrike.

Fillimisht taksistë e verdha parakaluan në bulevardin kryesor te Elbasanit dhe në pas u stacionuan para godinës së bashkisë.

Ata i kërkojnë bashkisë të mundësojë konkurencë të ndershme dhe të subvensionojë taksistët e vjetër në kalimin nga automjete me nafte ne automjete elektrike.

‘Kryetari i Bashksië favorizon një që e quan kompani elektrike El Taxi, bashkia ka favorizuar këtë nga taksat, sepse për 3 vite nuk paguan asnjë kokërr leku dhe si mund të punojë bashkërisht një kompani me një individë me taksi biznes i vogël që i paguaj detyrime shtetit’, tha një taksist.

‘Kompania elektrike duhet që të ndahet nga vendqëndrimet tona dhe ato të marrin vendqëndrimet e veta dhe me logon e firmës së vet. Duhet që të rishikohen çmimet e taksimetrit se ka mbi 20 vite që kur është vendosur as ka ndryshuar fare’, tha një tjetër.

'Protesta do të vazhdojë, sepse kryetari nuk na ka pritur ne', tha taksisti. 

Drejtoresha e Transportit në Bashkinë e Elbasanit, Alba Canaj tha se janë 94 vendqëndrime të miratuara me vendim të Këshillit Bashkiak të cilat nuk mund të jenë të dekiduara vetëm për taksitë e verdha.

'Nuk ka një vend specifik të tijin, por në çdo vend ku ka sinjalistikë për vendeqëndrim taksi të rezervuar mund të qëndrojë, natyrisht duke respektuar radhën e mjeteve të tjera taksi që aktualisht mund të ndodhen aty', tha ajo. 

Bashkia e Elbasanit nuk u dha zgjidhje problematikave të taksistëve, të cilët thanë se do të vazhdojnë protestat çdo javë në rrugët e qytetit derisa të marrë fund konkurenca e pandershme dhe qasja klienteliste e pushtetit lokal. 

S.B/R.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 24/01/2025 12:22

    Nuk e kuptova. Këta kërkojnë që mos të operojnë taksi elektrike, apo çfarë? Jo për gjë, por nëse kërkojnë diçka të tillë tregojnë vërtetë mungesë inteligjence, se s’ka shpjegim tjetër!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?