Sociale

Taksistët e Sarandës në protestë te Bashkia: Ka vajtur 'thika' aty ku s'mban më! Ndal licencave pa kriter! S'kemi as vendparkime

4 Shkurt, 17:27| Përditesimi: 4 Shkurt, 17:58

  • Share

Taksistët e qytetit të Sarandës zhvilluan paraditen e së martës një protestë përpara Bashkisë, duke shprehur pakënaqësinë për çështje të rëndësishme që prekin aktivitetin e tyre dhe vazhdimësinë e punës. 

Ata kërkojnë që licencat e taksive të mund të trashëgohen nga familjarët e tyre. Po kështu shtimi i numrit të licencave duhet të bëhet vetëm me miratimin e sindikatës së taksive, në mënyrë që të ruhet ekuilibri i tregut.

Taksisët e Sarandës kërkojnë rikthimin e vendparkimeve, të cilat janë miratuar me vendim të këshillit bashkiak, pasi së fundmi kanë ndryshuar për shkak të rikonstruksioneve rrugore me mozaikë. Shqetësim për ta mbetet konkurrenca e padrejtë nga taksitë e qyteteve të tjera apo automjetet e hoteleve.

“Ne duam që bashkia të mos japë asnjë licence pa miratimin e sindikatës, sepse kemi dëgjuar se do të jepen 40 licenca të reja për automjetet elektrike. Ne s’kemi vende për parkimet, pavarësisht se ka disa vendime të këshillit bashkiak por nuk zbatohen. Ne do vazhdojmë protestat, do shkojmë deri në Kryeministri. Po kështu, këtu në qytet do bllokojmë rrugët, derisa zëri ynë të dëgjohet”-tha një protestues.

“Ne kemi lidhur jetën me këtë punë dhe nuk nxjerrim dot shpenzimet. Ne do vazhdojmë protestat se ka ardhur thika aty ku s’mban më! Asnjëherë bashkia nuk na ka përkrahur. Çdo hotel ka makine private që bën transport të paligjshëm, sepse ne jemi me licencë, paguajmë taksa për këtë shërbim, ata jo”-tha një tjetër.

Ne do vazhdojmë të bllokojmë rrugët. Ka shumë problematika që duhen zgjidhur sepse ne po shkojmë drejt falimentit! Po jepen licenca pa kriter, ne kjo na penalizon sepse licencat duhet të jepen në bazë të numrit të banorëve. Bashkia po na dëmton ne që kemi disa vite që punojmë në këtë shërbim. Na janë hequr vendparkiemt në shëtitore, tek ish-materniteti i vjetër. Ne duam që shteti, policia, bashkia të ndalojë ata që ushtrojnë aktivitetin në mënyrë të paligjshme”, - u shpreh një tjetër protestues.

Nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh nga autoritetet lokale, taksistët janë të vendosur të përshkallëzojnë protestën ndaj Bashkisë së Sarandës.

 

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?