Taksistët e Tiranës dalin në protestë, kërkojnë ulje të çmimit të karburantit dhe respektim të tarifave në shërbim

26 Qershor, 11:35| Përditesimi: 26 Qershor, 11:40

  • Share

Sindikata Shqiptare e Taksive, Sindikata e Pavarur e Taksive dhe Shoqata e Taksive “Tirana ” janë mbledhur ditën e sotme në protestë, në sheshin Nënë Tereza.

Taksistët kanë parkuar mjetet e tyre në shesh dhe kërkojnë ulje të çmimit të karburantit si dhe respektim të tarifave në shërbim.

“Ulja e çmimit të karburantit”, “Dialogu, kriter i demokracisë”, “Respektimi i tarifave në shërbim”, janë disa nga mesazhet në pankartat e vëna mbi xhamat e mjeteve taksi.

Në një deklaratë për mediat, taksistët kërkojnë respektimin e tarifave të taksimetrit, si dhe kriteret për personat që shërbejnë Taksi.

‘Të jenë në pronësi të personit Targa, pulla e Bashkisë dhe Licenca. Të mënjanohen nga shërbimi, të gjitha autoveturat, që nuk janë pajisur me licencën e taksive. Për të mos dëmtuar nivelin e jetesës së qytetarëve të ulet çmimi i karburantit e të stabilizohet ai në nivelet e çmimeve të tregut ndërkombëtar, dhe garantimin e cilësisë. Nga organet e Qarkullimit Rrugor, Shërbimi i Taksive të trajtohen më me kujdes e përparësi. Përcaktimin e numrit të licencave në shërbimin taksi, sipas numrit të banorëve.’- njofton Shoqata e Taksistëve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • guna permbi tela: 26/06/2024 18:17

    Qe te ulet cmimi i naftes duhet te perzihet bankersi nga FIERI,,,SI NUK E KUPTONI KAQ GJE...ESHTE SHUME E THJESHTE NXJERRJEN E NAFTES TA MARRE POPULLI SHQIPTAR ME NJE QEVERI QE E DO POPULLIN,,,,DHE TE NGRIHET NJE RAFINERI PERPUNIMI NAFTE...MEQE ATE TE BALLSHIT E PRISHI ED PALACOJA...

    Përgjigju
  • Analiza: 26/06/2024 12:30

    Kjo tregon qe intelektual te mirfillte jane vetem taksite askush nuk proteston karburanti nuk duhet ti kaloje 140 lek litri ne shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?