Taksisti rikthehet në punë pas 47 ditësh në karantinë: Një dëshirë e madhe për të jetuar, e mbaj mend mirë datën 10 mars

27 Prill 2020, 09:02| Përditesimi: 27 Prill 2020, 09:38

  • Share

TIRANË- Eldi e mban mend mirë datën 10 mars, atëherë kur puna e tij si shofer taksie u pezullua, si një masë parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Sot pas më shumë se një muaji, ai kthehet në punë, me një dëshirë të madhe, siç e përshkruan, pasi shprehet se duket se jeta po i rikthehet dalëngadalë normalitet. Eldi i TaxiLux i kishte munguar edhe emisionit të mëngjesit "Shtypi i ditës dhe Ju" në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, me panoramimin që i bënte trafikut në rrugët kryesore.

Sot kjo rubrikë është rikthyer për të vijuar edhe në ditët në vijim, por padyshim Eldi nuk mund të mos pyetej mbi ndjesitë e rikthimit në punë, teksa ka ripërsëritur shikuesit edhe masat e marra.

"Një dëshirë e madhe për të vazhduar gradualisht jetën, pati një shkëputje data 10 mars, më kujtohet shumë mirë, por besoj me kalimin e kohës do t'i kthehemi normalitetit.

Drejtuesi i mjetit duhet të jetë me maskë dhe doreza dhe pasagjeri do ulet në mënyrë diagonale, dhe pasagjeri me maskë dhe doreza. Shërbimi do jetë për një person, që mund të shoqërohet nga një fëmijë ose një person me aftësi ndryshe, maksimumi janë 2 persona. Në të kundërtën ka masa ndëshkimore. Përveç protokolleve kemi marrë masa për informim, për këshillat, mundohemi t'i vendosim në pjesën e prapme. Jam shumë i habitur dhe shumë i gëzuar, më duket sikur po kthehemi normalitetit", tha Eldi për Report Tv.

Protokolli i sigurisë për taksistët

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • jani: 27/04/2020 16:37

    KOT I HAPET KETA LEGENA ,,,,vetem ndosin tiranen dhe bllokojne vendet e parkimit neper rruge...te lejohen vetem ata qe punojne me bateri….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?