Talebanet

Talebanët lirojnë rreth 2 mijë të burgosur para festës së Fitër Bajramit

20 Prill 2023, 11:11| Përditesimi: 20 Prill 2023, 11:40

  • Share

Qeveria Talebane, e njohur për lëvizjet e saj politike islamike dhe xhihadiste ka liruar rreth 2,460 të burgosur me rastin e festës së shenjtë islamike, fitër Bajrami.

Gjykata e Lartë e Afganistanit njoftoi vendimin  e qeveria së përkohshme të Afganistanit, për përjashtimin  e numrit të madh të të burgosurve me rastin e mbarimit të muajt  të ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit.

Të burgosurit e liruar kanë kryer krime si korrupsion moral, vjedhje, ryshfet dhe trafik droge.Dekreti i nxjerrë pas udhëzimeve të Mullah Hibatullah Akhundzada dhe vendimit të kreut të drejtësisë së vendit, ka ulur dënimin edhe për 471 të burgosur të tjerë.

Të dielën, 41 të burgosur, përfshirë shtatë gra, u liruan gjithashtu në bazë të të njëjtit urdhër.Ndërkohë, kritikët thonë se lirimi i të arrestuarve dhe përjashtimi janë një zhvillim pozitiv.

Kujtojmë se qeveria Talebane rimori Kabulin më 15 gusht 2021 pas viteve të kryengritjes dhe aktualisht kontrollon të gjithë vendin, megjithëse qeveria e saj nuk është ende e njohur nga asnjë vend. Qeveria talebane është kritikuar për kufizimin e të drejtave të njeriut në Afganistan, duke përfshirë të drejtën e grave dhe vajzave për të punuar dhe arsimuar.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?