Afganistan

Bota

Talebanët tregti benzine me Rusinë, zyrtarët në Afganistan: Kontrata për blerjen është drejt finalizimit

29 Gusht 2022, 18:59
  • Share

Administrata talebane është në fazën përfundimtare të bisedimeve me Moskën mbi kushtet e një kontrate e cila parashikon që  Afganistani të blejë benzinë ​​nga Rusia, thanë zyrtarë të ministrisë afgane të Tregtisë për Reuters.

Habiburahman Habib, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Afganistanit, konfirmoi se një delegacion zyrtar i kryesuar nga ministria e tregtisë ndodhej në kryeqytetin rus dhe po finalizonte kontratat për furnizimet me grurë, gaz dhe naftë.

"Ata janë në negociata me palën ruse," tha ai, duke shtuar se ata do të ndajnë detaje pasi të përfundojnë kontratat.

"Ne jemi duke punuar me tekstin e kontratës, ne pothuajse kemi rënë dakord për benzinën dhe benzolin", tha zyrtari, duke shtuar se presin që edhe ajo kontratë të përfundojë së shpejti.

Kontratat vijnë pasi një delegacion taleban i kryesuar nga ministri në detyrë i tregtisë vizitoi Rusinë në mes të gushtit për të zhvilluar bisedime mbi tregtinë.

Nëse nënshkruhet, kontrata do të ishte një shenjë që vendet e huaja bëjnë biznes gjithnjë e më shumë me talebanët, pavarësisht se administrata nuk njihet zyrtarisht nga asnjë qeveri ndërkombëtare, që kur mori kontrollin e vendit pasi trupat amerikane u tërhoqën rreth një vit më parë. Pakistani merr mijëra ton qymyr nga Afganistani. Transaksionet kryhen nga biznese private në çdo vend, dhe administrata talebane mbledh miliona dollarë në doganë për eksportet e qymyrit pasi transaksione bankare nuk mund të kryhen, për shkak të sanksioneve.

Si Rusia, ashtu edhe Afganistani i udhëhequr nga talebanët përballen me sanksione ekonomike nga qeveritë ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Asnjë qeveri e huaj, përfshirë Moskën, nuk e njeh zyrtarisht administratën talebane dhe bankat e Afganistanit janë penguar nga sanksionet.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?