Qëndrim Gashi

Talebanizmi kërkon një përgjigje shtetërore

21 Tetor 2020, 20:18| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 20:27

  • Share

Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi po përballet me një fushatë lincuese nga përfaqësues zyrtarë të klerit myslyman në Kosovë dhe më tej, për shkak se ai  ka shpërndarë një raport të gazetës franceze “Le Figaro”, në të cilën bëhej një kronologji e ngjarjeve, lidhur me masakrat që kanë pasur botimin e karikaturave të Profetit Muhamed, duke marrë shkas nga krimi i fundit i prerjes së kokës së një mësuesi. 

Raporti i gazetës franceze është tërësisht korrekt, pasi është thjeshtë një kronologji ngjarjesh dhe pëlqimi i saj nga ana e ambasadorit të Kosovës, përvecse nuk është krim, është standart i një qytetari normal.

Reagimi nga Kosova por dhe më tej nga hapësira shqiptare, tregon se në shoqëritë shqiptare në Ballkan, kryesisht në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ka një problem me të pranurit e shtetit laik dhe akoma më keq po zë vend një kulturë lincimi e ngjashme me atë të ISIS edhe nga disa emra që prezantohen në publik si gazetarë apo opinionist.

Së pari Ambasadori i Kosovës në Francë duhet të mbrohet nga Ministria e Jashtme e Kosovës dhe Qeveria e Kosovës, për ti prerë rrugën spekullimeve dhe për të mos e përballur atë me militantët islamik, që janë gati të presin koka njerëzish dhe në Kosovë për fenë e tyre. Qeveria dhe Ministria e Jashtme, duhet tua bëjnë të qartë se shteti i Kosovës, nuk merr rekomandime për punësim nga ISIS dhe se është i gatshëm të mbrojë laicitetin e vet që e garanton Kushtetuta.

Së dyti Bashkësia Islame e Kosovës e cila po gjeneron sulme ndaj ambasadorit, duhet së pari të dënonte aktin e egzekutimit të prerjes së kokës, së një mësuesi, që është bërë shkas për reagimet e shtypit ndërkombëtar për këtë cështje. Duke mos dënuar mënyrën se si është reaguar ndaj viktimës, dhe akoma më shumë, duke sulmuar një zyrtar të qeverisë së Kosovës, i cili ka shfaqur pëlqimin për një raport korrekt gazetaresk, dëshmon se ata kanë si standart në mendjen e tyre, ndëshkime të tilla. 

Kjo është më së paku një premisë për vepër penale. Kërcënimet ndaj ambasadorit, duhet të hetohen edhe si përpjekje për të minuar shtetin laik të Kosovës dhe përdhosjen e Kushetutës së saj.

Së treti ka reagime publike të frikëshme nga njerëz që paraqiten në opinion dhe si gazetar dhe shkrimtar, të cilët e quajnë fatkeqësi të kombit shqiptar, reagimin e ambasadorit në fjalë, dhe bëjnë po ashtu thirrje për lincim të tij. Kim Mehmeti, që në Shqipëri njihet si kontributor i një televizioni të djalit të Sali Berishës, bën thirrje për ‘ta lidhur” ambasadorin në fjalë, që “edhe nëse leh” të mos “kafshojë” më. Ai e cilëson ambasadorin si “monstër” të papërgjeshëm dhe të padenjë për shqiptarët.

Për shumë militant islamik, ndoshta ky tekst është në rregull. Mund të jetë në rregull dhe për ushtritë ilegale të ISIS në Evropë , Maqedoni të Veriut apo Kosovë, por duhet të biem dakord, se nëse dikush duhet lidhur në këtë hsitori, është ky tipi, i cili nuk dihet pse i është mbushur mendja që shqiptarët fyhen nga ambasadori në fjalë dhe jo nga ky që duke qenë taleban imponohet si shqiptar. Dhe meqë ra fjala, këtë e kap dhe ligji shqiptar, se është tek ajo lista e pasaportave të Ilir Metës që janë dhënë për “interes kombëtar” (të ISIS).

Mos reagimi ndaj këtyre zërave dhe institucioneve fetare që po udhëheqin fushatën e lincimit ndaj ambasadorit në fjalë, është një tolerim i rrezikshëm dhe një inkurajim i talebanizmit në shoqëritë shqiptare në Ballkan. Dhe në krye të kësaj beteje duhet të jetë shteti i Ksoovës, ai që po agresohet nga idhtarët e islamit politik që duan të gjunjëzojnë laicizmin dhe lirinë e shqiptarëve. Por as Tirana nuk duhet të injorojë këtë histori.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Simo: 22/10/2020 09:51

    Kurse ti je manipulues tipik. Ne te njejten deklarate ku Bashkesia Islame e Kosoves denoncon aktin e ambasadorit te tyre, po aty ajo denon edhe vrasjen e mesuesit francez. Po ti s'e ke hallin as te laicizmi, as te terrorizmi. Synimi yt i vertete shfaqet ne fund te artikullit dhe eshte ai i perhershmi: denigrimi i kritikeve te Edi Rames, ne kete rast i Kim Mehmetit.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 22/10/2020 08:44

    Pse,qimja e metit ka lidhje me qimen e pekes?

    Përgjigju
  • geri: 21/10/2020 23:50

    mullah kimi, kim mehmuti islamiku perendimor

    Përgjigju
    • Kaurri: 22/10/2020 08:17

      Ne Kaurret Vlleh jemi me te mire.Amen

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?